Bashkë me zv/Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zvillimit Rural z.Dhimo Kote, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve dhe përfaqësues nga disa agro-biznese shumë të sukseshëme të zonës por edhe më gjerë, patëm kënaqësinë të bëheshim pjesë e një organizimi të veçant për nga tematika, realizuar nga shkolla e mesme profesionale “Mihal Shahini” Cërrik.
Ky organizim i dedikohej partneritetit të rëndësishëm që një shkollë e mesme profesionale duhet të ketë me biznese që kanë të njëjtën qasje si shkolla në temën “Forcimi i Edukimit dhe Formimit Profesional për Sektorin e Agrobiznesit në Shqipëri”.









