Dt. 02.09.2021

 

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

 

DHE PËR NGRITJE NE DETYRE

 

(“Pergjegjes sektori (Inxhinier ndertimi)

Sektori i planifikimit dhe zhvillimit))

 

Lloji i diplomës “Inxhinieri ndertimi”

Niveli minimal i diplomes “ Master Shkencor’

 

 

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit  25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Cërrik shpall procedurat  e  pranimit në shërbimin civil për  pozicionin:

 

Pergjegjes I sektorit te planifikimit dhe zhvillimit /

Kategoria e pagës III-a/1.

 

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE: 14.09.2021

 
Afati për dorëzimin e dokumentave për

Ngritje në detyrë 21.09.2021

 

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:

 

  1. DETYRAT KRYESORE

Detyrat kryesore të përgjegjësit të sektorit te planifikimit dhe zhvillimit  janë:

– Siguron informacion për situatën urbane, sociale, ekonomike, kulturore të bashkisë dhe bën evidentimin e ndryshimeve të kushteve, nëpërmjet grumbullimit të informacionit nga zyrat përgjegjëse, brenda dhe jashtë bashkisë. Koordinon pjesëmarrjen për drejtori të ndryshme të bashkisë, organizmave qeveritarë të interesuar, grupeve të interesit, në proçeset e planifikimit territorial dhe merr pjesë në proçeset që formulojnë politikat sektoriale në lidhje me zhvillimin territorial. Koordinon ekspertizën profesionale të kontraktuar për qëllime planifikimi apo hartimi termash reference, identifikon dhe përgatitjen e ndryshimeve të nevojshme në zonimin e qytetit dhe në sistemin rregullator territorial për t’iu përshtatur tendencave të zhvillimit.

– Vlerëson identifikimin e potencialeve për zhvillimin urban të një territori te caktuar, bën propozime për funksionimin më të mirë të territorit, akomodimin e funksioneve publike nëpërmjet hartimit të komponentëve të planifikimit territorial, si plani i përgjithshëm vendor, detyra projektimi, linja guide zhvillimi etj.

– Prezanton instrumentet e planifikimit territorial përpara organeve kompetente për miratimin e tyre, reflekton sugjerimet e mundshme, përgatit produktin final si dhe bën promovimin në publik të zgjidhjeve të ofruara me anë të planifikimit territorial: plan i përgjithshëm vendor, linja guide zhvillimi, përgatitja e materialeve informuese etj.

– Vlerëson hartimin e PDV-në për të gjithë zonën dhe mbështet kërkesat për zhvillim brenda zonës të cilën ajo mbulon. Monitoron krijimin e një sistemi informacioni lidhur me nevojat për plane të detajuara vendore, sipas përcaktimeve në planin e përgjithshëm të Bashkisë Cërrik, grumbullon dhe katalogon informacionin rreth nevojave për vepra/ objekte të interesit publik;

– Siguron dhe mbikëqyr proçesin e hartimit të planeve të detajuara vendore, si kur hartohen nga vetë institucioni ashtu edhe kur hartohen nga subjekte të tjera të interesuara sipas parashikimeve ligjore si dhe proçesin e grumbullimit të informacionit, përditësimit të tij dhe realizimin e projekteve të rehabilitimit të hapësirave publike. Harton metodologjinë e vlerësimit të nevojave për vepra/ objekte të interesit publik, mbikëqyr dhe jep rekomandime bazuar në përfundimet e proçeseve analitike dhe vlerësuese të nevojave duke balancuar interesin publik dhe privat, konform linjave të zhvillimit të planit vendor. Siguron njohjen me interesat dhe kërkesat e sektorit privat, linjat e zhvillimit të caktuara nga plani vendor në fuqi si dhe analizon të dhënat e grumbulluara nga plani vendor në fuqi, “paketa e interesit publik” dhe “paketa e interesit privat”.

– Harton metodologjinë e vlerësimit të projekteve dhe vlerëson opsionet nga pikëpamja e kostos, kohës së realizimit, cilësisë dhe impaktit;

– Siguron dhe harton dokumentat për lejet për veprat publike, llogarit volumin e punimeve sipas projekteve, aplikon çmimet sipas llojit të punimeve dhe analizon çmime të reja (kur mungojnë në manual);

– Siguron kontrollin e përgjithshëm të preventivave që shoqërojnë projektet e hartuara nga studiot private;

– Përgatit vendimmarrjen e Kryetarit të Bashkisë lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativ të bashkisë;

– Harton projekt preventiva në fushën e mirëmbajtjes për Bashkinë Cërrik si dhe projekte të rëndësisë deri të mesme për këtë bashki në rastet kur afatet për kontraktim me private janë të pamundura;

– Siguron një sistem të shëndoshë të kontrollit të brendshëm në mbështetje të realizimit të kontrollit fizik të dokumentacionit të plotë teknik dhe ligjor që përmban dosja e lejes, të vendimarrjes dhe inventarizimit të depozitimin e tyre pranë Arkivës konform projekt-zbatimit dhe vendimit përkatës;

– Vlerëson kërkesat dhe dokumentacionin teknik e juridik për leje punimesh, të individëve dhe subjekteve shtetërore e private, të interesuar. Vlerëson dhe kontrollon dokumentacionin teknik, që shoqëron aplikimin dhe jep me shkrim vlerësimin për të gjitha shqyrtimet e aplikimeve për leje punimesh dhe jep sugjerime për zgjidhje në kohë sa më të shkurtër, nëse ka probleme;

– Vlerëson informacionin e nevojshëm për zonën që kërkohet të zhvillohet dhe instrumentet e nevojshëm të planifikimit, Planin e Përgjithshëm Vendor, Planin e Detajuar Vendor, dhe bën përputhshmërinë e kërkesës për leje punimesh, me instrumentat e planifikimit të territorit dhe rregulloret përkatëse;

– Kontrollon përputhshmërinë e planit të vendosjes së ndërtimit, me instrumentat e planifikimit në bazë të rregullave, kushteve dhe normave të zhvillimit, kontrollin e dokumentacionit teknik dhe projektit të zbatimit që përmban dosja e aplikuar dhe e përgatit për të kaluar pranë Sekretariatit Teknik;

– Siguron marrjen zyrtarisht në dorëzim të dosjeve me dokumentat tekniko-ligjore, me propozimet e aplikimeve për leje punimesh. Organizon punën për kontrollin fizik të dokumentacionit të plotë teknik dhe ligjor që përmban dosja dhe siguron respektimin e afateve, sipas proçedurave të përcaktuara. Organizon punën për inventarizimin dhe depozitimin e dosjeve me dokumentacionin e plotë teknik dhe ligjor pranë Arkivës;

– Siguron përgatitjen në afat të autorizimeve për pagesat e taksës së ndërtimit për lejet e punimeve të miratuara. Monitoron përgatitjen e të dhënave statistikore periodike dhe vjetore të të ardhurave nga taksa e ndërtimit, në bashkëpunim me sektorin e statistikave në Bashkinë Cërrik;

– Është përgjegjës për mirë administrimin e çdo çështje që lidhet me kontrollin e realizimit të projekteve publike në fusha të ndryshme si infrastrukturës rrugore, arsimit, strehimit etj;

– Përgatit dosjet e detyrave të projektimit, projekt-ideve/projekt-zbatimit së bashku me relacionet përkatëse në mbledhjet përkatese, si dhe merr masa që konkluzionet e dala nga mbledhja të plotësohen dhe kompletohen në projektin e zbatimit, e pas miratimit të tyre, përgatit dokumentacionin tekniko-ligjor për fillimin e proçedurave të prokurimit;

– Kontrollon, vlerëson dhe miraton të gjitha detyrat e projektimit, projekteve të zbatimit dhe preventivave të punëve publike të përgatitura nga Bashkia Cërrik, operatorë të kontraktuar, apo/dhe institucione të ndryshme, në përputhje me manualet teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre, sipas legjislacionit në fuqi, për projektet e financuara nga bashkia nëpërmjet buxhetit të saj, të shtetit apo donatorë;

 

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:

Arsimi:

Arsimi i lartë – Diplomë në  inxhinieri ndertimi

 

Përvoja :

  • Preferohet përvoja në këtë sektor.

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b-Fotokopje të diplomës

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 14.09.2021

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 16.09.2021 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta vendin ,daten dhe oren e sakte.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
  • LIGJ Nr. 107/2014 PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

  1. a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  2. b) 60 pikë intervista me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

2 NGRITJA NË DETYRË

 

 

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes            paralele, vazhdon procedura e ngritjes në detyrë

 

 

 

 

 

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të

punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për

ngritjen në detyrë.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

  1. NGRITJA NË DETYRË

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele,

vazhdon procedura e ngritjes në detyrë.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Nëpunës Civil) në procedurën e ngritjes në detyrë

janë:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

d- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

a- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.

i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkine e Cerrikut

brënda datës 21.09.2021

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 03.10.2021 Njbnj në Bashkinë Cerrik do të shpallë në portalin “Shërbimi

Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që

plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën,

vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e

posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e

moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën

1.4

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë

e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të

lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E

KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njbnj në Bashkinë Cerrik do të njoftojë ata

individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).njesia e

burimeve njerezore ne Bashkine e Cerrikut do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi

Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

 

AlbaniaUSA