Dt. 02.09.2021

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

 

DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

 

(Specialist)

 

                      Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike, Juridike, Sociale,IT  

Niveli minimal i diplomes “Master Profesional

 

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit  25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Cërrik shpall procedurat  e  pranimit në shërbimin civil për  pozicionin:

 

Specialist sektori I aplikimit te projekteve

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:  14.09.2021

 
Afati për dorëzimin e dokumentave për

PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL: 21.09.2021

 

 

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:

  1. DETYRAT KRYESORE

Detyrat kryesore janë:

a- Merr pjesë aktive në punën për aplikimet on-line të projekteve prioritare e zbatimin e programit

të investimeve

– Të koordinojë programimin, zbatimin dhe monitorimin e kontratave të projekteve komunitare

– Të mbajë lidhje të ngushta më donatorët e huaj në kuadrin e përfitimit të projekteve dhe

programeve të reja.

– Të sigurojë programimin në kohë të projekteve, duke kryer analiza sektoriale, identifikuar

projekte, përgatitur fishat e projekteve si dhe duke pergatitur termat e references për ekspertët të

cilët do të kryejnë procesin e vlerësimit të nevojave të Bashkisë për asistencë të huaj.

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:

Arsimi:

Arsimi i lartë – Diplomë në Shkenca Ekonomike, Juridike, Inxhinierike IT.

 

Përvoja :

  • Preferohet përvoja në këtë sektor.

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b-Fotokopje të diplomës

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 14.09.2021

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 16.09.2021-Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, vendin, daten dhe oren e sakte.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

  1. a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  2. b) 60 pikë intervista me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

 

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Cërrik.

 

 

 

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL  DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të  cilët

plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:

 

  1. Të zotërojë diplomë në shkenca ekonomike, juridike , sociale ose inxhinierike.

 

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b-Fotokopje të diplomës.

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Cerrik.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 21.09.2021

 

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 03.10.2021 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet

 

dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Cerrik, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

 

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim deri në 60 pikë.
  • Për intervistën e strukturuar me gojë deri në 25 pikë.
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Cërrik  do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-

 

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Cërrik për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

 

–         për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

 

–         datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

 

–         mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Cërrik .Kandidatet pjesmarres ne kete procedure do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AlbaniaUSA