Perfitim strehimi nga programi i banesave me kosto te ulet

 

Cerrik me 20.02.2020

Njoftohen te gjitha familjet/individet  e pastrehe qe kane aplikuar prane bashkise Cerrik per te perfituar strehim nga programi i banesave me kosto te ulet ,por edhe ato familje qe jane te interesuara ,por nuk kane aplikuar deri sot se:

te dhenat rreth numrit te familjeve qe do perfitojne i miratuar nga Ministria Financave dhe Ekonomise,kufirit max te kredise sipas familjes,te ardhurave mujore max dhe min  qe duhet te plotesoje familja, sipas tri bankave te perzgjedhura per te financuar kete program , jepen ne tabelen e meposhtme:

Ne zbatim te ligjit  nr.22,date 3.5.2018 “Per strehimin social”

Neni 48

Përfituesit nga programi i banesave me kosto të ulët

 

  1. Përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët familjet me të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, sipas përcaktimit të nenit 2, pika 45, shkronja “a”, e këtij ligji, të cilat, në kohën e paraqitjes së kërkesës pranë strukturës përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore:
  2. a) vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore;
  3. b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
  4. c) janë të zhvendosura nga banesat, sipas parashikimeve në nenin 6 të këtij lig
  5. Kur përfitues është një familje që ka siguruar banesë nëpërmjet programeve sociale nga procesi i privatizimit ose nëpërmjet blerjes në tregun e lirë dhe sipërfaqja e banimit është nën normat e strehimit, bëhet shkëmbimi i banesës nën normë për të marrë një banesë në normat e nevojshme të strehimit, duke u llogaritur diferenca ndërmjet vlerës së banesës ekzistuese me vlerën e banesës me kosto të ulët që merr. Banesa ekzistuese nën normë bëhet pjesë e fondit publik të banesave dhe vihet në dispozicion të programit të banesave me kosto të ulët.
  6. Normat e strehimit, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, edhe procedura e shkëmbimit të banesës me kosto të ulët, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave .

Miratimi me Vendim te Keshillit te bashkise i listes se familjeve qe plotesojne kushtet per subvencionimin e interesave te kredise ,nuk e ben familjen automatikisht perfituese…( VKM nr.453,date 3.7.2019,pika 17)

 

 

 

Nga bashkia

Mbi projektin për subvencionimin e interesave të kredisë (banesë me kosto të ulët)

Në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”,Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe VKM nr. 453,datë 3.7.2019 ,ka bërë përzgjedhjen e bankave që do të menaxhojë projektin për kreditimin e familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti i shtetit ,konkretisht:

  • Banka Raiffeisen
  • Banka Kombëtare Tregtare
  • Banka Intesa Sanpaolo

Përfitues do të jenë ato individë/familje :

  1. Çifte të reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 35 vjeç.
  2. individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian
  3. gra kryefamiljare/gra të dhunuara …etj.

Rastet si më sipër duhet të plotësojnë kriterin e të ardhurave maksimale , ndërsa niveli minimal i të ardhurave do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat.

 

Për informacion më të detajuar mund të drejtoheni në zyrën e strehimit në bashki.

 

Bashkangjitur ndodhet LIDHJA 1-Material Informues dhe  Lidhja 2 ,tabela me numrin e përfituesve ,strukturën e familjes dhe kufirin maksimal të kredisë.

 

Lidhja 1 dhe 2