Mbi projektin për subvencionimin e interesave të kredisë (banesë me kosto të ulët)

Në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”,Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe VKM nr. 453,datë 3.7.2019 ,ka bërë përzgjedhjen e bankave që do të menaxhojë projektin për kreditimin e familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti i shtetit ,konkretisht:

  • Banka Raiffeisen
  • Banka Kombëtare Tregtare
  • Banka Intesa Sanpaolo

Përfitues do të jenë ato individë/familje :

  1. Çifte të reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 35 vjeç.
  2. individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian
  3. gra kryefamiljare/gra të dhunuara …etj.

Rastet si më sipër duhet të plotësojnë kriterin e të ardhurave maksimale , ndërsa niveli minimal i të ardhurave do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat.

 

Për informacion më të detajuar mund të drejtoheni në zyrën e strehimit në bashki.

 

Bashkangjitur ndodhet LIDHJA 1-Material Informues dhe  Lidhja 2 ,tabela me numrin e përfituesve ,strukturën e familjes dhe kufirin maksimal të kredisë.

 

Lidhja 1 dhe 2

AlbaniaUSA