Dt. 02.09.2021
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR NGRITJE NE DETYRE
(“DREJTOR I DREJTORISE SE PYJEVE KULLOTAVE , KULLIMIT DHE MBROJTJES SE KONSUMATORIT)
Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015, “Për veteqeverisjen vendore, Ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015, i ndryshuar “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Cerrik njofton se në administratën e Bashkisë Cerrik ka 1 vend të lirë pune në pozicionin:
“Drejtor i drejtorise se pyjeve kullotave kullimit dhe mbrojtjes se konsumatorit.”
Kategoria e pages II-b
Niveli i diplomes master shkencor inxhinieri pyjesh, mjedisi,gjeodezive
|
- Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 14.09.2021 |
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për
NGRITJE NË DETYRË: 21.09.2021 |
- Pershkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës
Është përgjegjës për mirë administrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin e politikave lokale rurale në fushën e bujqësisë, pyjeve dhe kullotave, mjedisit, ujitjes e kullimit të tokave bujqësore për të garantuar zhvillimin e zonave rurale të bashkisë, në funksion të mbrojtjes dhe shtimit të pyjeve dhe kullotave, mbështetjes ndaj fermerëve, adresimit të çështjeve teknike bujqësore të biznesit në fushën e agroturizmit, agrobiznesit, etj., me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
Zhvillon hartimin e projekteve te zhvillimit ekonomik rural, hartimin e politikave të zhvillimit strategjik të pyjeve dhe kullotave, zhvillimin strategjik i tokës bujqësore, planifikimin vjetor pastrimit të kanaleve kullues si dhe mirëmbajtjen e kanaleve ujitës;
Menaxhon planet strategjike në përputhje me objektivat kryesore të punës duke synuar realizimin në kohë të planeve afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit rajonal rural.
Zbaton kërkesat e ligjeve apo akteve nënligjore që rregullojnë fushat e veçanta për të cilat hartohen këto plane;
Harton plane dhe zbaton kërkesat ligjore në përmirësimin e gjëndjes mjedisore nëpërmjet ndërhyrjes direkte të bashkisë apo dhe propozimeve për ndërhyrje të niveleve rajonale me bashkëpunim të disa bashkive;
Drejton dhe analizon procesin e realizimit të objektivave dhe planit strategjik të punës për të ndihmuar fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë duke ndikuar në përmirësimin dhe ecjen përpara të procesit, si edhe të përmbushjeve të afateve kohore të përcaktuara;
Menaxhon dhe aprovon proçedurat e shqyrtimit dhe ecurisë së promovimit dhe zhvillimin të bujqësisë sipas legjislacionit në fuqi;
Inicion forma bashkohore të nxitjes dhe zhvillimit lokale rurale në fushën e ekonomisë dhe bujqësisë për Bashkinë Cërrik;
Koordinon plane bujqësore me organizma të tjerë publikë, grupe të interesit dhe me publikun;
Identifikon potenciale të zhvillimit rural të territorit të bashkisë;
Raporton për situatën ekonomike, sociale dhe kulturore nëpërmjet grumbullimit të informacionit nga njësitë organizative përgjegjëse, brenda dhe jashtë bashkisë;
Kujdeset për administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Administron dhe mbron tokat bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
Krijon dhe administron sistemin vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi;
Krijon dhe administron skemat vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor;
Bën administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi;
Ofron këshillim agronomik për fermerët në territorin e bashkisë;
Ushtron funksionet në fushën e veterinarisë sipas kuadrit vendor ligjor;
Mbledh të dhëna mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë;
Mbledh të dhëna për përditësimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor;
Mbledh të dhëna për kadastrën vendore të tokave bujqësore.
Ushtron funksionet në fushën e mjedisit sipas kuadrit vendor ligjor;
Gjithashtu është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës;
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të ketë diplome ne “Inxhinieri mjedisi, pyjesh, gjeodezive” te nivelit Master Shkencor.
b- Te kete eksperience pune mbi 3 vjet !
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cerrik , dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Lista e notave e noterizuar
- Fotokopje të librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim Gjykate/ Vertetim prokurorie
- Deshmi Penaliteti
- Çertefikate personale/ çertefikate familjare.
- Vertetim Banimi
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në Bashkinë Cerrik brenda datës 14.09.2021 në adresën
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 06.09.2021, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cerrik do të shpallë në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015 për Vetëqëverisjen Vendore;
Ligji nr 152/2013 “Për nëpunësin Civil”, i ndryshuar; -Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
LIGJ Nr. 7501, date 19.7.1991“PER TOKEN” – (I përditësuar) • LIGJ Nr.9244, date 17.6.2004“PER MBROJTJEN E TOKES BUJQESORE” – (I përditësuar •
LIGJ Nr.9948, datë 7.7.2008 “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE” – (I përditësuar •
LIGJ Nr. 9385, datë 4.5.2005“PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR” – I NDRYSHUAR •
L I GJ Nr. 10 465, datë 29.9.2011 “PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” – I NDRYSHUAR
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë, i ndarë në:
- 20 pikë përvojë
- 10 pikë për trainime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse
- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet individuale në punë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Cerrik, .
2 | NGRITJA NË DETYRË |
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL E KRITERET E VEÇANTA |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
- Njohes i gjuhes angleze.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë diplome ne “inxhinieri pyjesh, mjedisi, gjeodezive” te nivelit Master Shkencor.
- Te kete eksperience pune mbi 3 vjet !
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cerrik , dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Lista e notave e noterizuar
- Fotokopje të librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim Gjykate/ Vertetim prokurorie
- Deshmi Penaliteti
- Çertefikate personale/ çertefikate familjare.
- Vertetim Banimi
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen dorazi në Bashkinë Cerrik brenda datës 21.09.2021
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 03.10.2021, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cerrik do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Cerrik , për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015 për Vetëqëverisjen Vendore;
Ligji nr 152/2013 “Për nëpunësin Civil”, i ndryshuar; -Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
LIGJ Nr. 7501, date 19.7.1991“PER TOKEN” – (I përditësuar) •
LIGJ Nr.9244, date 17.6.2004“PER MBROJTJEN E TOKES BUJQESORE” – (I përditësuar • LIGJ Nr.9948, datë 7.7.2008 “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE” – (I përditësuar •
LIGJ Nr. 9385, datë 4.5.2005“PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR” – I NDRYSHUAR •
L I GJ Nr. 10 465, datë 29.9.2011 “PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” – I NDRYSHUAR
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuara
- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Cerrik do të shpallë fituesin në faqen zyrtare.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës se emailit)