NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

KËSHILLI BASHKISË CËRRIK

Titulli: Mbledhja e rekomandimeve per prioritetet e komunitetit per projekt buxhetin afatmesem 2026 – 2028, Buxhetin 2026, dhe per Paketen Fiskale 2026.

Propozuesi: Projekt aktet jane propozuar nga Ekzekutivi/Kryetari i Bashkise, Z. Florenc Doko

Sqarime për projekt aktin: Nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve publike bazuar në buxhetin ‘26-‘28

Kalendari i konsultimit: Konsultimi publik do te realizohet në datat si më poshtë:

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë dhe e këshillit bashkiak: Anëtarët e Keshillit Bashkiak, Përfaqësues nga ekzekutivi , Anëtarët e  Komisionit te Ekonomisë dhe Financës të Këshillit të Bashkisë, Kryetarja e Aleancës së Grave Këshilltare, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, Zyra e Financës së Bashkisë,
  • Nga komuniteti: Banorët e qytetit të Cerrikut, banorë dhe përfaqësues nga NJA, kryetarët e fshatrave, përfaqësues nga institucionet, përfaqësues nga biznesi, përfaqësues nga grupe të margjinalizuara, OJF, etj

Forma e konsultimit:Takim publik

Qëllimi i këshillimit publik

 

1.      Evidentimi i nevojave te komunitetit per permiresimin e sherbimevepublike bazuar ne buxhetin e 26-28
Përshkrimi i çështjeve që trajton projekt buxheti afatmesëm

 

 

Miratimi i projekt buxhetit afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizoje këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve për mënyrën se si janë përdorur fondet gjatë vitit 2025, nivelin e arritjes së objektivave të shërbimeve, si dhe listën me shërbime / funksioneve nga e cila komuniteti përzgjedh ato shërbime për të cilat mendon se bashkia duhet të shpenzojë më shumë gjatë tre viteve të ardhshme.

 

Pyetjet që ngre Këshilli ndaj publikut

 

 

Këshilli i Bashkisë është i interesuar të marrë opinionin e komunitetit në lidhje me cështjet si vijon :

1.      A jeni dakort me mënyrën si janë shpenzuar paratë?

2.      Cilat jane nevojat tuaja per te cilat duhen permiresuar sherbimet nga ana e Bashkise?

3.      Cilat janë shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë fonde publike gjatë periudhës 2026– 2028?

4.      Për cilin shërbim publik jeni më të kënaqur?

5.      Tjetër

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:

1.      Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.      Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.      Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe tarifave (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun sipas datave të parashikuara në kalendar) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë;

4.      Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projekt buxhetit afatmesëm dhe projekt buxhetit vjetor;

5.      Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit;

6.      Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre;

7.      Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit;

8.      Njoftimi i administratës për aktin e miratuar;

9.      Monitorimi i zbatimit të tij.

 

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme

 

Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit tone :

Ndryshime në alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia.

Kontaktet dhe afatet e degimit te komenteve, rekomandimeve, verejtjeve Sugjerimet janë të mirëpritura deri më datë 20 Dhjetor 2025, në adresen e email:

[email protected]

 

Data e publikimit 23.11.2025