Dt. 02.09.2021
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR NGRITJE NE DETYRE
(“Pergjegjes sektori i burimeve njerezore)
Lloji i diplomës “Jurist, ekonomist shkenca sociale.
Niveli minimal i diplomes “ Master Shkencor’
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Cërrik shpall procedurat e pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Pergjegjes I sektorit te burimeve njerezore Kategoria e pagës III-a/1.
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 14.09.2021 |
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për
Ngritje në detyrë 21.09.2021 |
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:
- DETYRAT KRYESORE
Detyrat kryesore të përgjegjësit të sektorit të burimeve njerezore janë:
1- Siguron në kohë dhe në mënyrë profesionale dhe mbështetje ligjore, në formulimin dhe zbatimin e praktikave administrative që kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve njerëzore;
2- Harton plane pune dhe plane veprimi në lidhje me pranimin në sherbimin civil, lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë, evidentimin e vendeve vakante në organikë, kontratat e punës, ndjekjen dhe plotësimin e tyre me personel. Drejton dhe jep rekomandime për zbatimin e etikës dhe disiplinës në punë për stafin e Bashkisë Cërrik;
3- Përpunon dhe analizon të dhëna statistikore mbi burimet njerëzore në Bashkinë Cërrik si dhe kryen kërkime dhe bën analiza për forma të reja në këtë fushë;
4- Përgatit planin vjetor të pranimeve në shërbimin civil;
5- Planifikon e zbaton masa të veçanta për ruajtjen dhe mirë-administrimin e informacionit konfidencial dhe të dhënave personale të punonjësve;
6- Organizon proçesin dhe ndjek proçedurat e rekrutimit të burimeve njerëzore, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë;
7- Ndjek zbatimin e kontratës individuale të punës për çdo punonjës, të etikës dhe disiplinës në punë si dhe kryen inspektime në mënyrë periodike për këtë qëllim;
8- Informon në mënyrë periodike Drejtorin e Drejtorisë/ Sekretarin e Përgjithshëm/ Kryetarin e Bashkisë lidhur me gjetjet e inspektimeve.
9- Udhëheq në bashkëpunim me eprorët direkt administrimin teknik të proçesit të vlerësimit të arritjeve individuale në punë të nëpunësve civil duke bashkëpunuar me eprorët direkt;
10- Drejton dhe monitoron në bashkëpunim me eprorët direkt në vazhdimësi proçesin e planifikimit të treguesve të veçantë të performancës duke dhënë rekomandime bazuar në vlerësimin e analizave të bëra, për të pasur një staf të motivuar e me performancë të lartë;
11- Udhëheq në bashkëpunim me eprorët direkt proçesin e përshkrimit të vendeve të reja të punës/rishikimin e përshkrimeve ekzistuese në rast ristrukturimi të institucionit, dhe
garanton që ky proçes të kryhet konform legjislacionit në fuqi;
12- Kërkon dhe rekomandon alternativa për motivimin e vazhdueshëm të punonjësve duke e konsideruar këtë sfidë të përhershme të institucionit;
13- Merr pjesë në hetimin administrativ të rasteve të shkeljeve disiplinore dhe sipas rastit edhe në komisione rekrutimi të stafit të ri si dhe komisione të tjera ad hoc, me autorizim të drejtorit të drejtorisë;
14- Koordinon dhe monitoron proçesin e realizimit të programeve të trajnimit dhe vlerëson në bashkëpunim me eprorët direkt efektivitetin e tyre;
15- Drejton në bashkëpunim me eprorët direkt proçedurën e konfirmimit të statusit të nëpunësit civil pas përfundimit të periudhës së provës;
16- Mbikqyr, këshillon dhe diskuton vlerësimin e performancës për vartësit e drejtpërdrejtë dhe të punonjësve me kontratë që mbulojnë detyrat specifike në sektor;
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:
Arsimi:
Arsimi i lartë – Diplomë në Juridik, ekonomik , shkenca sociale
Përvoja :
- Preferohet përvoja në këtë sektor.
Tjetër:
- Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
b-Fotokopje të diplomës
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës14.09.2021–
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 16.09.2021 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta vendin ,daten dhe oren e sakte.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
- a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
2 | NGRITJA NË DETYRË |
Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, vazhdon procedura e ngritjes në detyrë
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të
punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për
ngritjen në detyrë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E
NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
- NGRITJA NË DETYRË
Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele,
vazhdon procedura e ngritjes në detyrë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Nëpunës Civil) në procedurën e ngritjes në detyrë
janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
d- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
a- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkine e Cerrikut
brënda datës 21.09.2021
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 03.10.2021 Njbnj në Bashkinë Cerrik do të shpallë në portalin “Shërbimi
Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën,
vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e
posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e
moskualifikimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën
1.4
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë
e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të
lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E
KOMUNIKIMIT