Dt. 02.09.2021
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR NGRITJE NE DETYRE
(“Pergjegjes sektori
I pyjeve kullotave dhe mbrojtjes se konsumatorit
Lloji i diplomës “Inxhinieri mjedisi, gjeodezive,topografi”
Niveli minimal i diplomes “ Master Shkencor’
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Cërrik shpall procedurat e pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Pergjegjes I sektoritte pyjeve kullotave dhe mbrojtjes se konsumatorit/ Kategoria e pagës III-a/1.
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 14.10.2021 |
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për
Ngritje në detyrë 21.09.2021 |
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:
- DETYRAT KRYESORE
Detyrat kryesore të përgjegjësit të sektorit te pyjeve kullotave dhe mbrojtjes se konsumatorit janë:
– Është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet hartimin e politikave dhe planeve për mbrojtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin e kontrolluar të fondit pyjor e kullosor në Bashkinë Cërrik,
– Punon për hartimin e planeve dhe projekteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve dhe kullotave;
– Merr pjesë në organizimin dhe implementimin e planeve operacionale të mbarështrimit të pyjeve dhe kullotave;
– Bashkëpunon me Policinë Bashkiake për organizimin e shërbimit pyjor dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave.
– Zbaton me përpikmëri planin e mbarështrimit të fondit pyjor dhe kullosor brenda territorit;
– Merr pjesë në hartimin e projekteve tekniko-ekonomike për zbatimin e masave për trajtimin e pyjeve dhe kullotave etj;
– Harton projekt-akte dhe/ose projekt – urdhëra që lidhen me mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve dhe kullotave;
– Harton dhe shqyrton dokumentacionin tekniko-ligjor për proçedurat e dhënies në përdorim të pyje e kullota palëve të treta sipas legjislacionit në fuqi;
– Bashkëpunon me struktura të tjera institucionale duke dhënë informacionet e duhura, në zbatim të strategjisë dhe planit kombëtar, për menaxhimin e mjedisit;
– Adapton politikat kombëtare për mbrojtjen e mjedisit në nivelin e Bashkisë Cërrik duke përcaktuar objektivat e zhvillimit dhe indikatorët për matjen e realizimit të tyre në nivel lokal;
– Miraton politika moderne të mjedisit duke u bazuar në partneritetin me institucione jo-qeveritare dhe/ose aktorë privatë në zhvillime apo probleme të ndryshme të lidhura me mjedisin duke advokuar pjesmarrjen, bashkëpunimin dhe standartizimin në implementimin e planeve zhvillimore;
– Vlerëson, monitoron dhe kontrollon politikat dhe projektet e trajtimit të mbetjeve urbane e rurale, të përmirësimit të efiçences së energjisë dhe të promovimit dhe përhapjes së energjive alternative, zonat problematike mjedisore, gjelbërimin, etj.;
– Drejton dhe koordinon punën për hartimin e planit të reduktimit të gjurmës ekologjike (Ecological Footprint) të qytetit Cërrik dhe Njësive Administrative.
– Bashkëpunon ngushtësisht me struktura të tjera institucionale, për zbatimin e projekteve me karakter mjedisor, për zbutjen e ndikimeve negative në mjedis, në bashkëpunim me organizma të tjerë dhe komunitetin;
– Monitoron parqet dhe pyjet që administron bashkia nëpërmjet evidentimit të problematikave të hasura dhe raporton tek eprori përkatës.
– Bashkëpunon me struktura të tjera institucionale duke dhënë informacionet e duhura, me qëllim përmirësimin e metodologjisë së trajtimit të mbetjeve në zbatim të strategjisë dhe planit kombëtar, për menaxhimin e mbetjeve;
– Bashkëpunon ngushtësisht me struktura të tjera politikëbërëse dhe menaxhon punën për dhënien e informacioneve, mbi menaxhimin e mbetjeve, me qëllim informimin aktiv të komunitetit;
– Bashkëpunon ngushtësisht me struktura të tjera institucionale, për zbatimin e projekteve me karakter mjedisor, për zbutjen e ndikimeve negative në mjedis, në bashkëpunim me organizma të tjerë dhe komunitetin;
– Monitoron vendet e depozitimit të mbetjeve nëpërmjet evidentimit të problematikave të hasura dhe raporton tek eprori përkatës;
– Organizon një regjistër të përditësuar të pikave me risk të debozitimin e mbetjeve urbane dhe të ngurta duke përcaktuar dhe kategoritë e riskut;
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:
Arsimi:
Arsimi i lartë – Diplomë në inxhinieri mjedisi, gjeodezive. topografi
Përvoja :
- Preferohet përvoja në këtë sektor.
Tjetër:
- Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
b-Fotokopje të diplomës
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 14.09.2021
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën -16.09.2021 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta vendin ,daten dhe oren e sakte.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Si dhe njohuri per legjislacionin qe perfshin fushen e ketij sektori.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
- a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
2 | NGRITJA NË DETYRË |
Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, vazhdon procedura e ngritjes në detyrë
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të
punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për
ngritjen në detyrë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E
NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
- NGRITJA NË DETYRË
Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele,
vazhdon procedura e ngritjes në detyrë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Nëpunës Civil) në procedurën e ngritjes në detyrë
janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
d- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
a- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkine e Cerrikut
brënda datës 21.09.2021
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 03.10.2021. Njbnj në Bashkinë Cerrik do të shpallë në portalin “Shërbimi
Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën,
vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e
posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e
moskualifikimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën
1.4
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë
e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të
lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E
KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njbnj në Bashkinë Cerrik do të njoftojë ata
individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).njesia e
burimeve njerezore ne Bashkine e Cerrikut do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi
Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.