Dt. 02.09.2021

 

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

 

DHE PËR NGRITJE NE DETYRE

 

(“Pergjegjes sektori  juridik dhe i prokurimeve)

 

Lloji i diplomës “Jurist

Niveli minimal i diplomes “ Master Shkencor’

 

 

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit  25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Cërrik shpall procedurat  e  pranimit në shërbimin civil për  pozicionin:

 

Pergjegjes I sektorit juridic dhe prokurimeve / Kategoria e pagës III-a/1.

 

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

 

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE: 14.09.2021

 
Afati për dorëzimin e dokumentave për

Ngritje në detyrë 21.09.2021

 

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:

 

 

  1. DETYRAT KRYESORE

Detyrat kryesore të përgjegjësit të sektorit të auditimit të brendshëm janë:

Drejton dhe jep rekomandime për zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve që parashtrohen në rrugë administrative, për çështje me natyrë ligjore dhe juridike;

2- Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së bashkisë me kërkesat ligjore në fuqi;

3- Përgjigjet për dhënien e asistencës dhe opinionit ligjor në funksion të veprimtarisë së bashkisë;

4- Angazhohet në përgatitjen e draft-akteve të ndryshme normative, rregullatorë, të marrëveshjeve apo kontratave, në ndjekjen e proçeseve kontraktuale e administrative. Angazhohet në ndërmarrjen dhe bashkërendimin e veprimeve gjyqësore si dhe të gjitha mjeteve ligjore në dispozicion për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të bashkisë, duke bashkëpunuar me çdo njësi tjetër organizative.

5- Monitoron pjesëmarrjen në të gjitha konfliktet gjyqësore në të cilat Bashkia Cërrik është palë ndërgjyqëse, duke organizuar punën në mënyrë produktive në rastet kur institucioni paditës në Gjykatë për të gjitha shkallët e gjykimit;

6- Koordinon, mbikqyr dhe siguron realizimin e përgatitjeve të prapësimeve në gjykatën e shkallës së parë, konkluzioneve përfundimtare, kërkesave të ndërmjetme, kërkesave ankimore në Gjykatën e Apelit dhe rekurseve në Gjykatën e Lartë, në mbrojtje të interesave të bashkisë Cërrik;

7- Koordinon ndjekjen e veprimeve me zyrën përmbarimore për zbatimin e vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë, përgatitjen e kërkesave përkatëse në rastet e kundërshtimit të veprimeve përmbarimore duke bashkëpunuar me strukturat e bashkisë, si dhe hartimin e kërkesave për pezullim të ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë në Gjykatën e Lartë duke respektuar kërkesat, proçedurat dhe afatet ligjore. Monitoron përgatitjen e njoftimeve për marrjen dijeni të subjekteve ankimues, në lidhje me vendimet e kryetarit, strukturave akti i të cilave është ankimuar;

8- Ndjek shqyrtimin e të gjitha proçedurave për ankimet administrative të subjekteve private, që kundërshtojnë veprimet e bashkisë dhe të gjitha strukturave të varësisë sipas kërkesave të eprorit, duke iu përmbajtur objektivave dhe afateve të përcaktuara;

9- Monitoron proçesin e shqyrtimit të të gjitha ankimimeve të bëra pranë Kryetarit të Bashkisë:

  • Shqyrtimin e ankimimeve administrative të subjekteve për veprimet e administrates tatimore të bashkisë;
  • Shqyrtimin e ankimimeve administrative për gjobat nga strukturat e bashkisë sipas funksioneve (policia bashkiake, IMT etj)

10- Menaxhon proçesin e hartimit të memove dhe mbajtjes së proçesverbaleve në lidhje me të gjitha ankimimet e marra në shqyrtim nga sektori përkatës;

11- Përgatit vendimet e Kryetarit të Bashkisë, për ankimimet administrative të paraqitura;

12- Dërgon vendimet e Kryetarit të Bashkisë, për ankimimin administrativ të paraqitur në drejtorinë që ka nxjerrë aktin administrativ për të bërë shpalljen e vendimit;

13- Kontrollon proçesin e arkivimit të ankimimeve së bashku me praktikën përkatëse.

14- Zbaton me përpikmëri proçedurën për prokurimet e vogla, prokurimet e mallrave dhe shërbimeve dhe hartimin e regjistrit vjetor të parashikimeve;

15- Monitoron realizimin brenda afatit të përcaktuar ligjërisht të gjitha prokurimet për punë, shërbime dhe mallra, me qëllim bërjen të mundur realizimin e objektivave parësore të Bashkisë Cërrik.

16- Garanton efiçencën dhe efikasitetin në proçedurat e prokurimit për punët publike, shërbime dhe mallra, të realizuara nga Bashkia Cërrik duke siguruar një përdorim sa më të mirë të bashkive publike, konform LPP.

17- Mbikqyr punën e sektorit për bashkërendimin e punës me sektorët/drejtoritë e tjera të bashkisë, për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për inicimin e proçedurave të prokurimit publik;

18- Bashkërendon punën për testimin e tregut për marrjen e çmimeve mbi të cilat do të hartohen dhe rishikohen preventivat;

19- Ndjek proçedurat e prokurimit sipas përcaktimeve në LPP dhe ne VKM përkatëse nga testimi i tregut, hartimin e kontratës dhe arkivimin e proçedurës;

20- Në përfundim të zbatimit të kontratës bën dorëzimin e dosjes në arkivë pasi ka dokumentuar në të dhe dosjen e zbatimit të kontratës;

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:

Arsimi:

Arsimi i lartë – Diplomë në  Juridik

 

Përvoja :

  • Preferohet përvoja në këtë sektor.

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b-Fotokopje të diplomës

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës——————

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 16.09.2021 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta vendin ,daten dhe oren e sakte.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
  • LIGJI 162 /2020 PER PROKURIMIN PUBLIK· LIGJI Nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me Ligjin Nr. 9800, datë 10.09.2007, Ligjin Nr. 9855, datë 26.12.2007 …

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

  1. a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  2. b) 60 pikë intervista me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

 

2 NGRITJA NË DETYRË

 

 

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes            paralele, vazhdon procedura e ngritjes në detyrë

 

 

 

 

 

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të

punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për

ngritjen në detyrë.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

  1. NGRITJA NË DETYRË

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele,

vazhdon procedura e ngritjes në detyrë.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Nëpunës Civil) në procedurën e ngritjes në detyrë

janë:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

d- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor (shkenca

ekonomike)”

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

a- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.

i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkine e Cerrikut

brënda datës 21.09.2021

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 03.10.2021 Njbnj në Bashkinë Cerrik do të shpallë në portalin “Shërbimi

Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që

plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën,

vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e

posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e

moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën

1.4

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë

e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të

lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E

KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njbnj në Bashkinë Cerrik do të njoftojë ata

individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).njesia e

burimeve njerezore ne Bashkine e Cerrikut do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi

Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

 

 

 

 

AlbaniaUSA