Dt. 02.09.2021
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
(Specialist sektori i tatim taksave)
Lloji i diplomës “Ekonomik”
Niveli minimal i diplomes “Master Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Cërrik shpall procedurat e pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Specialist i sektorit të tatim taksave / Kategoria e pagës IV-a.
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: 14.09.2021 |
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL: 21.09.2021 |
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:
- QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
– Hartimi dhe propozimi i politikave fiskale të bashkisë, evidentimi dhe regjistrimi i subjekteve tatimpaguese, përllogaritja dhe vjelja e taksave dhe tarifave vendore për çdo subjekt tatimpagues, marrja e masave administrative sipas procedurave tatimore në fuqi për vjeljen e detyrimeve prej subjekteve debitore. Përpunimi i informacionit prej specialistëve të tjere të sektorit me qëllim hartimin e regjistrit të subjekteve që ushtrojne aktivitet në territorin e Bashkisë Cerrik. Përgatitja e korrespondencës për drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon sektori i taksave dhe tarifave vendore.
- DETYRAT KRYESORE
Detyrat kryesore janë:
a.Është përgjegjës për llogaritjen me korrektesi të detyrimeve vendore dhe pregatitjen e njoftimeve të akt-detyrimeve për subjektet tregtare.
b.Merr në dorëzim të sportelet e informacionit dokumentacionin e subjekteve që paraqitën për regjistrim dhe riregjistrim të aktivitetit.
- Eshtë përgjegjës për mënyrën e llogaritjes së detyrimeve për taksat dhe tarifat dhe mban pergjegjesi ne rast se konstatohen gabime apo shkelje.
d.Është përgjegjës për regjistrimin e subjekteve conform ligjit, si dhe të regjistrimit të pagesave conform mandate- arkëtimeve të bankës.
- Jep informacionin baze në përgatitjen e parashikimeve mbi të ardhurat vjetore nga taksat vendore.
- Mban dokumentacion të rregullt në lidhje me çdo subjekt që shlyen detyrimet.
- Harton evidence të rregullt për numrin e subjekteve që kryejnë pagesat, për debitorët si dhe për nivelin e të ardhurave të realizuara sipas zërave përkatës.
h.Në rastet kur nevojitet kryen verifikimet në terren.
- Zbaton detyrat që i ngarkohen nga Drejtori dhe Përgjegjësi i Sektorit.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:
Arsimi:
Arsimi i lartë – Diplomë në Shkenca Ekonomike
Përvoja :
- Preferohet përvoja në këtë sektor.
Tjetër:
- Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
b-Fotokopje të diplomës
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 14.09.2021
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën-16.09.2021Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligjin nr 9920 dt 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.”
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
- a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të BashkisëTë gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
2 | PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Cërrik.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët
plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:
- a) Të zotërojë diplomë në ekonomik
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
b-Fotokopje të diplomës.
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Cerrik.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 21.09.2021
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 03.10.2021 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Cërrik do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Cerrik, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligjin nr 9920 dt 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim deri në 60 pikë.
- Për intervistën e strukturuar me gojë deri në 25 pikë.
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Cërrik do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
|