Të dashur banorë të Bashkisë Cërrik,
Me marrjen e detyrës në nëntor të vitit 2025, nisëm një fazë të re pune për Bashkinë Cërrik: fazën e projekteve të mëdha.
Gjatë fushatës zgjedhore morëm një angazhim të qartë përpara jush: asfaltimin e lagjeve të brendshme të qytetit të Cërrikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë.
Gjatë këtyre muajve kemi punuar intensivisht për hartimin e projekteve, sigurimin e financimeve dhe përgatitjen e procedurave të nevojshme. Sot mund të themi se kjo fazë po mbyllet dhe po kalojmë në fazën më të rëndësishme: zbatimin në terren.
🚧 Këtë verë nisim punën për asfaltimin e lagjeve të mbetura të paasfaltuara në qytetin e Cërrikut, si dhe për realizimin e investimeve të tjera të rëndësishme në infrastrukturën rrugore.
E dimë që pritja ka qenë e gjatë dhe se ka ende shumë punë për të bërë. Por ju siguroj se jemi të vendosur që angazhimet e marra të kthehen në punë konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
Pak durim. Kantierët e ndërtimit po hapen dhe ndryshimi do të shihet hap pas hapi, rrugë pas rruge, lagje pas lagjeje.
📸 Ditë pas dite do t’ju informojmë për ecurinë e punimeve dhe për çdo kantier që do të hapet në Bashkinë Cërrik.
💪 Premtimet kthehen në punë.
🏗️ Vera e investimeve ka nisur.