Në fshatin Gjyralë po vazhdon puna për përmirësimin e sistemit vaditës të kanaleve të këtij fshati. Po ndërhyet në përmirësimin e kanalve egzistues por edhe duke krijuar kanale të rinj aty ku është nevoja e banorëve.
Në Cërrik ka nisur zbatimi i projektit për sistemimin e fasadave të pallateve. Ky projekt po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon sistemin kapot për këto pallate, duke siguruar kështu një jetëgjatësi më të madhe të tyre por edhe eficencë të energjisë elektrike për banorët. Këtë model do ta vazhdojmë ta aplikojmë në të gjithë pallatet e qytetit të Cërrikut.
Gjatë vizitës së Ambasadores Japoneze zj.Kikuko KATO dje në Cërrik, u ndalëm për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit tonë në vazhdim. Bashkëpunim i cili do të shkoj përtej sektorit të MZSH, në fusha të tjera prioritare të Bashkisë Cërrik.