Bashkia Cërrik nënshkroi marrëveshjen për Fondin Social 
së bashku me 8 bashki të tjera, një hap i rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e shërbimeve sociale në nivel vendor. 
Bashkia Cërrik ishte gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit
si një shembull i praktikave të mira në ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Përvoja e saj tregon se kur qeverisja vendore merr rolin e saj si koordinatore dhe udhëheqëse, mund të ndërtojë shërbime reale, funksionale dhe të qëndrueshme për qytetarët. 
Ky model u ndërtua mbi një partneritet të fortë lokal mes Bashkisë Cërrik dhe organizatave të shoqërisë civile
, si dhe falë përdorimit të kombinuar të:
Të dy instrumentet, të ndërthurura së bashku, nuk krijuan vetëm shërbime të reja, por i dhanë jetë dhe vazhdimësi shërbimeve sociale në Cërrik. 

Përmes Qendrës Multifunksionale Komunitare dhe Njësisë Lëvizëse, për 3 vite do të ofrohen shërbime të integruara për:
Ky model bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore tregon se kur investohet në shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, ndikimi në jetën e qytetarëve është konkret, i prekshëm dhe afatgjatë. 

48/500 Punë për të bërë…



