📚✨ BIBLIOTEKA E QYTETIT TIM
Cërrikut pas më shumë se 36 vitesh i rikthehet biblioteka e qytetit!
Me financimin e AKR-së dhe Bashkisë Cërrik u realizua një punë e shkëlqyer që ky qytet e meritonte.
Falenderojmë për kontributin dhe praninë Ministrin Blendi Gonxhja, Ministrin Andis Salla, dhe Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo 🙏, gjithashtu deputetin Agron Gaxho dhe Prefektin e Qarkut Elbasan Ilir Bejtja.
Ky është një hap i rëndësishëm për dijen, kulturën dhe të ardhmen e të rinjve! 🤝💙
Kjo bibliotekë nuk është thjesht një hapësirë me libra, por një vend dijesh, frymëzimi dhe mundësish për fëmijët, të rinjtë dhe çdo qytetar. Përmes këndeve të leximit, teknologjisë dhe aktiviteteve rinore, synojmë të krijojmë një ambient më të hapur dhe më pranë nevojave të komunitetit. 📖💻☀️
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme! Ju ftojmë ta bëjmë këtë bibliotekë një hapësirë të gjallë, plot ide, bashkëpunim dhe dashuri për leximin ❤️📚
Le të jetë kjo bibliotekë një derë e hapur drejt ideve të reja dhe ëndrrave të mëdha për bashkinë tonë! 🎉🏛️
120/500 punë për të bërë.
Ka ende shumë për të bërë por puna e sotme ishte vërtet një punë e madhe e bashkisë Cërrik.