Jehona e fitoreve të Lorisit vazhdon dhe Cërriku vazhdon të krenohet! URIME LORIS! URIME MËSUESE FLUTURA!
 Krenari për Cërrikun, krenari për Shqipërinë!

🏆🇦🇱 Jehona e fitoreve të Lorisit vazhdon dhe Cërriku vazhdon të krenohet! 🇦🇱🏆
Edhe pasi duartrokitjet e arenave ndërkombëtare kanë jehuar, pasi flamuri shqiptar është ngritur në podiumet e botës 🌍🇦🇱, Loris Qose vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për Bashkinë Cërrik , jo thjesht si një nxënës i talentuar, por si një kampion që po shkruan emrin e qytetit të tij në majat e dijes! 🥇👏
Sot, në një takim të veçantë, u rikthyem te ajo që ka më shumë rëndësi: të vlerësosh talentin, të mbështesësh dijen dhe të investosh tek të rinjtë që na bëjnë krenarë. ❤️📚
Dhe premtimi u bë realitet! 🤝
✅ 25.000 lekë në muaj bursë për një vit, miratuar në Këshillin Bashkiak për Lorisin. 🎓💰
Një mbështetje konkrete për një kampion që me punën dhe përkushtimin e tij ka ngritur emrin e Cërrikut dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 🇦🇱🏆
Por pas çdo kampioni qëndron edhe një mësues që beson, udhëheq dhe nuk dorëzohet. ❤️📖
🌟 Për mësuesen Flutura Hoxholli, për kontributin, përkushtimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Lorisit, u miratua gjithashtu një shpërblim prej 70.000 lekësh.
Sepse talenti duhet zbuluar…
Puna duhet mbështetur…
Dhe suksesi duhet vlerësuar! 💙
Loris, ti je krenaria e Cërrikut! 🏆
Mësuese Flutura, ju jeni një nga ata mësues që lënë gjurmë!
Cërriku beson te kampionët e tij! ❤️
Cërriku investon te dija! 📚
Cërriku ecën përpara me të rinjtë e talentuar! 🌟🇦🇱
🥇🏆 URIME LORIS! URIME MËSUESE FLUTURA!
👏❤️🇦🇱 Krenari për Cërrikun, krenari për Shqipërinë!

NJOFTIM-Hapen regjistrimet për kursin European Care Certificate – ECC në Cërrik

Në kuadër të projektit ASSIST – Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shërbim të Kujdestarëve në Shqipëri, janë hapur regjistrimet për pjesëmarrjen në kursin e trajnimit European Care Certificate – ECC, i cili do të zhvillohet në Cërrik.

Kursi u drejtohet personave që punojnë ose dëshirojnë të angazhohen në fushën e kujdesit dhe mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe personave me nevoja për asistencë. Mund të aplikojnë si persona që kanë eksperiencë në këtë sektor, ashtu edhe persona të interesuar për të zhvilluar kompetenca të reja profesionale.

Programi i trajnimit bazohet në standardin evropian BESCLO – Basic European Social Care Learning Outcomes dhe trajton tetë fusha kryesore: vlerat e kujdesit social, cilësinë e jetës së personave që marrin asistencë, menaxhimin e riskut, rolin dhe përgjegjësitë e punonjësit të kujdesit, sigurinë në punë, komunikimin pozitiv, parandalimin e abuzimit dhe neglizhencës dhe zhvillimin e kompetencave profesionale.

Trajnimi është pjesë e projektit ASSIST, të zbatuar nga Manè Impresa Sociale, në partneritet me LIBURNETIK Organisation dhe në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik, me bashkëfinancimin e Regione Puglia – L.R. 20/2003, Avviso Pubblico 2025.

📍 Vendi: Qendra Multifunksionale e Bashkisë Cerrik
📅 Periudha e parashikuar: Tetor – Nëntor 2026
📝 Regjistrimi: plotësoni formularin online në linkun e mëposhtëm:

👉 APLIKO KËTU:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeGfrXAkMf0ktDgh4cjTaTJjgGyztZm7gN-ibok8xNieMaKDA/viewform?usp=sharing&ouid=106585377272709224225

Bëhu pjesë e një mundësie për të zhvilluar kompetenca të reja dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit në komunitet.

 

 

Në Selitë, me financimin e Gjysmë Hënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfunduam ndërtimin e Ambulancës së re të fshatit.

Një punë që e meriton numrin 200!
Në Selitë, me financimin e Gjysmë Hënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfunduam ndërtimin e Ambulancës së re të fshatit.
Një godinë e ndërtuar tërësisht nga e para, moderne dhe funksionale, e pajisur gjithashtu me të gjithë inventarin e nevojshëm për ofrimin e shërbimit shëndetësor në kushte shumë të mira.
🙏 Falënderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe që bënë të mundur realizimin e këtij investimi.
200/500 punë për të bërë ✅