INTERNET FALAS NË ZEMËR TË QYTETIT TË CËRRIKUT!

INTERNET FALAS NË ZEMËR TË QYTETIT TË CËRRIKUT!
Një tjetër investim që e bën Cërrikun më modern dhe më të lidhur me teknologjinë është tashmë realitet.
Në kuadër të iniciativës WiFi4WB, Bashkia Cërrik ka vënë në funksion rrjetin publik “Free EU WiFi4WB – Cerrik”, duke ofruar internet falas në një sipërfaqe prej rreth 20.000 m² në zemër të qytetit.
📍 Rrjeti mbulon:
✅ Sheshin qendror të qytetit
✅ Kinemanë “Ptoleme Xhovani”
✅ Të gjithë lulishten e qytetit
✅ Këndin e lojërave për fëmijë
Ky shërbim është në dispozicion të të gjithë qytetarëve. Nxënësit dhe studentët mund ta përdorin për të studiuar, të rinjtë për të komunikuar, sipërmarrësit për aktivitetin e tyre, pensionistët për të qëndruar më pranë familjarëve dhe çdo vizitor për të përfituar internet falas gjatë qëndrimit në qendrën e qytetit.
📲 Për t’u lidhur, mjafton të zgjidhni rrjetin “Free EU WiFi4WB – Cerrik”.
🤝 Ky investim u realizua në kuadër të iniciativës WiFi4WB, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, ndërsa zbatimi i projektit u bë nga GIZ, në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik. Shprehim mirënjohjen tonë për këtë partneritet, i cili solli një tjetër shërbim modern në dobi të komunitetit tonë.
Ne besojmë se zhvillimi nuk matet vetëm me rrugë, ndërtesa apo infrastrukturë fizike. Ai matet edhe me shërbimet që ua bëjnë jetën më të lehtë qytetarëve dhe e afrojnë komunitetin tonë me standardet evropiane.
Cërriku po ecën përpara, çdo ditë, me punë konkrete. 💙
175/500 punë

Shushicë, Nja.Adm. Gostimë ka filluar puna që do të finalizohet me asfaltimin e rrugës së shkollës në fshatin Shushicë.

Shushicë, NJA Gostimë 🚧
Së bashku me deputetin Agron Gaxho inspektuam nisjen e punimeve në Kantierin e Ndërtimit nr. 5, ku ka filluar puna që do të finalizohet me asfaltimin e rrugës së shkollës në fshatin Shushicë.
Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme për komunitetin, pasi do të përmirësojë ndjeshëm aksesin e banorëve dhe mjeteve që lëvizin çdo ditë në këtë segment.
Punimet kanë nisur dhe do të ndiqen nga afër deri në përfundimin e tyre, me synimin për të garantuar një investim cilësor dhe të qëndrueshëm.
Vazhdojmë të hapim kantiere të reja dhe të kthejmë angazhimet në punë konkrete, në çdo njësi administrative të Bashkisë Cërrik.
🚧 Kantieri i Ndërtimit nr. 5

Asfaltimi i lagjeve të brendshme të qytetit të Cërrikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë.

Të dashur banorë të Bashkisë Cërrik,
Me marrjen e detyrës në nëntor të vitit 2025, nisëm një fazë të re pune për Bashkinë Cërrik: fazën e projekteve të mëdha.
Gjatë fushatës zgjedhore morëm një angazhim të qartë përpara jush: asfaltimin e lagjeve të brendshme të qytetit të Cërrikut dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë.
Gjatë këtyre muajve kemi punuar intensivisht për hartimin e projekteve, sigurimin e financimeve dhe përgatitjen e procedurave të nevojshme. Sot mund të themi se kjo fazë po mbyllet dhe po kalojmë në fazën më të rëndësishme: zbatimin në terren.
🚧 Këtë verë nisim punën për asfaltimin e lagjeve të mbetura të paasfaltuara në qytetin e Cërrikut, si dhe për realizimin e investimeve të tjera të rëndësishme në infrastrukturën rrugore.
E dimë që pritja ka qenë e gjatë dhe se ka ende shumë punë për të bërë. Por ju siguroj se jemi të vendosur që angazhimet e marra të kthehen në punë konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
Pak durim. Kantierët e ndërtimit po hapen dhe ndryshimi do të shihet hap pas hapi, rrugë pas rruge, lagje pas lagjeje.
📸 Ditë pas dite do t’ju informojmë për ecurinë e punimeve dhe për çdo kantier që do të hapet në Bashkinë Cërrik.
💪 Premtimet kthehen në punë.
🏗️ Vera e investimeve ka nisur.

Më shumë siguri për fëmijët tanë pranë shkollës “Aleks Buda”

🏫🚸 Më shumë siguri për fëmijët tanë pranë shkollës “Aleks Buda”
Siguria e fëmijëve nuk fillon vetëm brenda ambienteve të shkollës. Ajo fillon që në momentin kur ata nisen për në shkollë dhe kalojnë rrugën çdo mëngjes e çdo pasdite.
Për këtë arsye ndërhymë në rrugën pranë shkollës “Aleks Buda”, duke përmirësuar sinjalistikën rrugore dhe duke marrë masa konkrete për uljen e rrezikut në qarkullim.
✅ Rruga u shndërrua në rrugë me një kalim
✅ U vendos trup rruge në hyrje të segmentit
✅ U plotësua sinjalistika e nevojshme rrugore
✅ U krijuan kushte më të sigurta për nxënësit dhe këmbësorët
🚶‍♀️👨‍👩‍👧‍👦 Ndonjëherë ndërhyrjet më të rëndësishme nuk janë ato më të mëdhatë. Janë ato që parandalojnë një aksident, që rrisin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve dhe që i bëjnë prindërit të ndihen më të qetë.
🎯 Qëllimi ynë është i qartë: çdo shkollë të ketë përreth saj një mjedis sa më të sigurt për fëmijët.
💪 Puna vazhdon.
✅ 135/500 punë për të bërë