
Në kuadër të projektit ASSIST – Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shërbim të Kujdestarëve në Shqipëri, janë hapur regjistrimet për pjesëmarrjen në kursin e trajnimit European Care Certificate – ECC, i cili do të zhvillohet në Cërrik.
Kursi u drejtohet personave që punojnë ose dëshirojnë të angazhohen në fushën e kujdesit dhe mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe personave me nevoja për asistencë. Mund të aplikojnë si persona që kanë eksperiencë në këtë sektor, ashtu edhe persona të interesuar për të zhvilluar kompetenca të reja profesionale.
Programi i trajnimit bazohet në standardin evropian BESCLO – Basic European Social Care Learning Outcomes dhe trajton tetë fusha kryesore: vlerat e kujdesit social, cilësinë e jetës së personave që marrin asistencë, menaxhimin e riskut, rolin dhe përgjegjësitë e punonjësit të kujdesit, sigurinë në punë, komunikimin pozitiv, parandalimin e abuzimit dhe neglizhencës dhe zhvillimin e kompetencave profesionale.
Trajnimi është pjesë e projektit ASSIST, të zbatuar nga Manè Impresa Sociale, në partneritet me LIBURNETIK Organisation dhe në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik, me bashkëfinancimin e Regione Puglia – L.R. 20/2003, Avviso Pubblico 2025.
📍 Vendi: Qendra Multifunksionale e Bashkisë Cerrik
📅 Periudha e parashikuar: Tetor – Nëntor 2026
📝 Regjistrimi: plotësoni formularin online në linkun e mëposhtëm:
👉 APLIKO KËTU:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeGfrXAkMf0ktDgh4cjTaTJjgGyztZm7gN-ibok8xNieMaKDA/viewform?usp=sharing&ouid=106585377272709224225
Bëhu pjesë e një mundësie për të zhvilluar kompetenca të reja dhe për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit në komunitet.



