Zhvilluam degjesen publike per reformen territoriale me banoret e Njesise Administrative Mollas.
Bashkia Cërrik mbetet e angazhuar për zhvillimin e një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës, në bashkëpunim me komunitetin dhe aktorët vendorë.
Jehona e fitoreve të Lorisit vazhdon dhe Cërriku vazhdon të krenohet!
Edhe pasi duartrokitjet e arenave ndërkombëtare kanë jehuar, pasi flamuri shqiptar është ngritur në podiumet e botës , Loris Qose vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për Bashkinë Cërrik , jo thjesht si një nxënës i talentuar, por si një kampion që po shkruan emrin e qytetit të tij në majat e dijes!
Sot, në një takim të veçantë, u rikthyem te ajo që ka më shumë rëndësi: të vlerësosh talentin, të mbështesësh dijen dhe të investosh tek të rinjtë që na bëjnë krenarë.
Dhe premtimi u bë realitet!
25.000 lekë në muaj bursë për një vit, miratuar në Këshillin Bashkiak për Lorisin. Një mbështetje konkrete për një kampion që me punën dhe përkushtimin e tij ka ngritur emrin e Cërrikut dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Por pas çdo kampioni qëndron edhe një mësues që beson, udhëheq dhe nuk dorëzohet.
Për mësuesen Flutura Hoxholli, për kontributin, përkushtimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Lorisit, u miratua gjithashtu një shpërblim prej 70.000 lekësh.
Sepse talenti duhet zbuluar… Puna duhet mbështetur… Dhe suksesi duhet vlerësuar!
Loris, ti je krenaria e Cërrikut! Mësuese Flutura, ju jeni një nga ata mësues që lënë gjurmë!
Cërriku beson te kampionët e tij! Cërriku investon te dija! Cërriku ecën përpara me të rinjtë e talentuar!
URIME LORIS! URIME MËSUESE FLUTURA! Krenari për Cërrikun, krenari për Shqipërinë!