MOMENTE NGA 74-VJETORI I QYTETIT TË CËRRIKUT

MOMENTE NGA 74-VJETORI I QYTETIT TË CËRRIKUT

Me emocione, krenari dhe dashuri për vendlindjen, u përkujtua 74-vjetori i qytetit të Cërrikut, një ditë e veçantë që bashkoi qytetarë, institucione dhe breza të ndryshëm në festimin e historisë, traditës dhe identitetit të këtij qyteti.

Ishte një ditë e mbushur me momente të bukura, kujtime, atmosferë festive dhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin dhe përparimin e Cërrikut.

74 vite histori, punë, sakrifica dhe përkushtim. Një qytet që është rritur së bashku me njerëzit e tij, duke ruajtur vlerat, traditat dhe shpirtin e veçantë të komunitetit.

Kjo ditë ishte një mundësi për të nderuar të kaluarën, për të vlerësuar të tashmen dhe për të parë me optimizëm drejt së ardhmes.

Gëzuar 74-vjetorin, Cërrik! Qyteti ynë, historia jonë, krenaria jonë!

Gjurmët e mirësisë! Në vitin 1994, Sarah Ann dhe Nicholas John Wakeley erdhën nga larg dhe u vendosën për herë të parë në fshatin Xherie, në Njësinë Administrative Shalës, të bashkisë Cërrik

Gjurmët e mirësisë!
Në vitin 1994, Sarah Ann dhe Nicholas John Wakeley erdhën nga larg dhe u vendosën për herë të parë në fshatin Xherie, në Njësinë Administrative Shalës, të bashkisë Cërrik. Me kalimin e viteve, ata janë bërë pjesë e çmuar e komunitetit tonë. Përkushtimi dhe zemërgjerësia e tyre kanë sjellë ndryshim të vërtetë në jetën e shumë njerëzve.
Sot shprehim mirënjohjen tonë për Sarah Ann dhe Nicholas John Wakeley, të vlerësuar nga Bashkia Cërrik për kontributin e tyre të çmuar në komunitetin tonë. 👏🙏
Mbështetja e tyre për fëmijët, të rinjtë dhe gratë, solidariteti me familjet që përballen me vështirësi ekonomike, si dhe përkrahja për fermerët vendas, janë dëshmi e bukur e humanizmit dhe kujdesit për njerëzit. 🌿🌾❤️
Sarah dhe Nick, ju falënderojmë për gjithçka që bëni për komunitetin e Bashkisë Cërrik. Kontributi juaj është shembull frymëzues dhe na kujton se, me solidaritet e bashkëpunim, mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë e më gjithëpërfshirës. 🤝💚
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo nismë të ardhshme! 💐
🌱 Së bashku ndërtojmë një komunitet më solidar, më njerëzor dhe me më shumë mundësi për të gjithë! ❤️✨

Një shembull frymëzimi në Bibliotekën e Bashkisë Cerrik!

Një shembull frymëzimi në Bibliotekën e Bashkisë Cerrik!
Kënaqësi të mirëprisnim Loris Qosen, i cili tashmë vijon rrugëtimin e tij në gjimnaz, duke na frymëzuar me përkushtimin dhe dëshirën për dije.
Gjatë vizitës, Lorisi përzgjodhi disa libra që do ta shoqërojnë në rrugëtimin e tij shkollor.
📖 Biblioteka jonë është gjithmonë e hapur për të rinjtë, për dijen dhe për çdo nismë që nxit leximin, zhvillimin dhe suksesin. Ne jemi këtu për t’i mbështetur dhe inkurajuar të rinjtë në çdo hap të rrugëtimit të tyre.
✨ I urojmë Lorisit shumë suksese dhe presim me krenari arritjet e tij të radhës!
“Çdo libër mbjell një ide, çdo ide hap një horizont.”

TETORI ROZË – SË BASHKU PËR NDËRGJEGJËSIMIN DHE JETËN!

TETORI ROZË – SË BASHKU PËR NDËRGJEGJËSIMIN DHE JETËN! 💗🎀
🌸 Gjatë muajit Tetor Rozë, në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit, në Qendrën Multifunksionale të Bashkisë Cërrik u zhvillua një aktivitet informues, në bashkëpunim me mjekë dhe infermierë të Qendrës Sociale dhe Shëndetësore të Bashkisë Cërrik. 🩺🩷
🎗️ Aktiviteti kishte në fokus informimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin e grave dhe vajzave. 🩺🌷 Kontrolli në kohë mund të shpëtojë jetë!
💞 Një moment i veçantë i takimit ishte ndarja e eksperiencave personale nga gra që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit. Historitë e tyre frymëzuese përcollën mesazhe shprese, force dhe kuraje, duke na kujtuar se mbështetja, informimi dhe solidariteti janë thelbësorë në këtë rrugëtim. 🌸🤗
🎀💖 Të kujdesemi për veten, të kontrollohemi në kohë dhe të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës! 💗