Vazhdim i takimeve me qytetarët në NJA Cërrik, Do të jemi në One Stop Shop Cërrik çdo ditë të enjte ora 09.00-12.00.

📍 Vazhdim i takimeve me qytetarët në NJA Cërrik. Në një takim të hapur e të drejtpërdrejtë, qytetarët ndanë shqetësimet personale dhe propozimet tyre për përmirësimin e jetës në komunitet.
🤝 Ky komunikim i drejtpërdrejtë është thelbësor për të ndërtuar një administratë më pranë njerëzve dhe për të adresuar sfidat me transparencë e angazhim të përbashkët.
✅Çdo takim është një hap më afër zgjidhjeve reale.
Do të jemi në One Stop Shop Cërrik çdo ditë të enjte ora 09.00-12.00.

“Një hap i ri social për Cërrikun: Qendra Komunitare Multifunksionale”

“Një hap i ri social për Cërrikun: Qendra Komunitare Multifunksionale”
🎉Pas 7 muajsh pune intensive,
Kemi kënaqësinë të prezantojmë Qendrën e re Komunitare Multifunksionale në 📍Cërrik – një hapësirë e rinovuar, e ndërtuar me qëllimin për të ofruar shërbime të integruara për fëmijë e të rinj, vajza e djem, gra e burra, veçanërisht për ata më të cënueshmit në komunitet.
🏛️Kjo qendër nuk është thjesht nje godinë – është një simbol i mbështetjes, barazisë dhe përfshirjes. Një vend ku familjet në nevojë do të gjejnë ndihmë konkrete për të ndërtuar një jetë më të pavarur dhe për t’u integruar në jetën ekonomike e shoqërore.
🤝 Ky investim është pjesë e Programit #EU4SocialCare, i financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe i zbatuar nga UNICEF dhe World Vision.
🙏 Një falënderim i veçantë për partnerët tanë @Help dhe @Skills për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në realizimin e këtij misioni social.
📍 #BashkiaCërrik
🇪🇺 #BE
💪 #Bashkëpunim
👫 #UNICEF #WorldVision #Help #Skills
🤍 #EU4SocialCare

 

Takim me komunitetetin 📍Njësia Administrative Klos Çdo ditë të martë ora 09.00-11.00 do të jemi në NJA Klos për të dëgjuar nga afër shqetësimet

🤝 Takim me komunitetetin
📍Njësia Administrative Klos

Çdo ditë të martë ora 09.00-11.00 do të jemi në NJA Klos për të dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe idetë që lidhen me përditshmërinë e banorëve.
SOT:
✅ U morën shënim propozime konkrete, që do të ndiqen nga strukturat përkatëse.
✅ U diskutuan cështje që lidhen me shërbimet publike, infrastrukturën, mbështetjen sociale dhe hapësirat komunitare.
✅ U dëgjua cdo qytetar që mori pjesë dhe kontribuoi me fjalën e tij.

Këto takime janë një hap i rëndesishem drejt një bashkëqeverisje më të mirë.

#BashkëMeQytetarët
#BashkiaCërrik


 

Bashkia Cërrik është shpallur fitues ne projektin FREE 🛜 WI-FI në kuadër të nismës WiFi4WB, pjesë e projektit #EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ.


 

🛜Internet Falas për Qytetarët e Cërrikut!
Bashkia Cërrik është shpallur fitues ne projektin FREE 🛜WI-FI në kuadër të nismës WiFi4WB, pjesë e projektit #EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ.

Së shpejti, qytetarët tanë do të përfitojnë internet falas në disa hapësira publike, duke përmirësuar aksesin në informacion dhe përforcuar përfshirjen digjitale në komunitet.

📍 Vendosja e pikave Wi-Fi do të realizohet në hapësira të frekuentuara nga qytetarët dhe të rinjtë, duke mundësuar shërbime moderne dhe lehtësira për të gjithë.

#WiFi4WB #EU4Digital #GIZ #BashkiaCërrik #InternetFalas #TransformimDigjital