Takim me komunitetetin 📍Njësia Administrative Klos Çdo ditë të martë ora 09.00-11.00 do të jemi në NJA Klos për të dëgjuar nga afër shqetësimet

🤝 Takim me komunitetetin
📍Njësia Administrative Klos

Çdo ditë të martë ora 09.00-11.00 do të jemi në NJA Klos për të dëgjuar nga afër shqetësimet, nevojat dhe idetë që lidhen me përditshmërinë e banorëve.
SOT:
✅ U morën shënim propozime konkrete, që do të ndiqen nga strukturat përkatëse.
✅ U diskutuan cështje që lidhen me shërbimet publike, infrastrukturën, mbështetjen sociale dhe hapësirat komunitare.
✅ U dëgjua cdo qytetar që mori pjesë dhe kontribuoi me fjalën e tij.

Këto takime janë një hap i rëndesishem drejt një bashkëqeverisje më të mirë.

#BashkëMeQytetarët
#BashkiaCërrik


 

Bashkia Cërrik është shpallur fitues ne projektin FREE 🛜 WI-FI në kuadër të nismës WiFi4WB, pjesë e projektit #EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ.


 

🛜Internet Falas për Qytetarët e Cërrikut!
Bashkia Cërrik është shpallur fitues ne projektin FREE 🛜WI-FI në kuadër të nismës WiFi4WB, pjesë e projektit #EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ.

Së shpejti, qytetarët tanë do të përfitojnë internet falas në disa hapësira publike, duke përmirësuar aksesin në informacion dhe përforcuar përfshirjen digjitale në komunitet.

📍 Vendosja e pikave Wi-Fi do të realizohet në hapësira të frekuentuara nga qytetarët dhe të rinjtë, duke mundësuar shërbime moderne dhe lehtësira për të gjithë.

#WiFi4WB #EU4Digital #GIZ #BashkiaCërrik #InternetFalas #TransformimDigjital

Falë mbështetjes së fondacionit “Mirësia”, kemi nisur punimet për rikontruksionin total të Qendrës Shëndetësore 🏥në fshatin Shtëpanjë

Falë mbështetjes së fondacionit “Mirësia”, kemi nisur punimet për rikontruksionin total të Qendrës Shëndetësore 🏥në fshatin Shtëpanjë. Godina e amortizuar do të pësojë një transformim total duke u kthyer në një qendër me të gjitha kushtet bashkohore dhe të nevojshme për një shërbim sa më cilësor ndaj banorëve të zonës.