Bashkia Cërrik është shpallur fitues ne projektin FREE 🛜 WI-FI në kuadër të nismës WiFi4WB, pjesë e projektit #EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ.


 

🛜Internet Falas për Qytetarët e Cërrikut!
Bashkia Cërrik është shpallur fitues ne projektin FREE 🛜WI-FI në kuadër të nismës WiFi4WB, pjesë e projektit #EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ.

Së shpejti, qytetarët tanë do të përfitojnë internet falas në disa hapësira publike, duke përmirësuar aksesin në informacion dhe përforcuar përfshirjen digjitale në komunitet.

📍 Vendosja e pikave Wi-Fi do të realizohet në hapësira të frekuentuara nga qytetarët dhe të rinjtë, duke mundësuar shërbime moderne dhe lehtësira për të gjithë.

#WiFi4WB #EU4Digital #GIZ #BashkiaCërrik #InternetFalas #TransformimDigjital

Falë mbështetjes së fondacionit “Mirësia”, kemi nisur punimet për rikontruksionin total të Qendrës Shëndetësore 🏥në fshatin Shtëpanjë

Falë mbështetjes së fondacionit “Mirësia”, kemi nisur punimet për rikontruksionin total të Qendrës Shëndetësore 🏥në fshatin Shtëpanjë. Godina e amortizuar do të pësojë një transformim total duke u kthyer në një qendër me të gjitha kushtet bashkohore dhe të nevojshme për një shërbim sa më cilësor ndaj banorëve të zonës.