NJOFTIM

 

Ne kuader te Thirrjes se (X) dhjete  te Programit Kombetar te Praktikave te Punes njoftojme cdo profesionist te ri te moshes 21 -29 vjec , se aplikimet per tu bere pjese e praktikes ne adiministraten shteterore dhe institucionet publike, kane filluar me date 27/06/2025 deri me 10 Gusht 2025 permes platformes zyrtare: https://praktika.riniafemijet.gov.al
Per me shume info klikoni ne linkun perkates.

Kreu

Ndërkoh që jemi në përfundim të vitit mësimor 2024-2025, ne po përgatitemi të nisim punën për rikonstruksionin e godinës së shkollës së bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Shalës.

Ndërkoh që jemi në përfundim të vitit mësimor 📚2024-2025, ne po përgatitemi të nisim punën për rikonstruksionin e godinës së shkollës 🏫së bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Shalës.
Projekti i cili mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të rivitalizoj të gjitha hapësirat e brendëshme dhe të jashtme të shkollës duke ruajtur të gjithë hapësirën e gjelbëruar për ta kthyer në një hapësirë të aksesueshme jo vetëm nga nxënësit 🧑‍🎓👩‍🎓e ciklit 9-vjeçar e të mesëm por nga i gjithë komuniteti.
 

Agjencia e Shërbimeve Publike pranë bashkisë, janë duke punuar këto ditë për rregullimin e trotuarëve në lagjen Nr.2.

Eikipi i kolegëve 👷nga Agjencia e Shërbimeve Publike pranë bashkisë, janë duke punuar këto ditë për rregullimin e trotuarëve në lagjen Nr.2.
Pas asfaltimit të rrugëve, shtrimit të trotuarëve do të punojmë për vendosjen e ndriçimit 💡dhe rehabilitimin e hapësirave të përbashkëta që i shërbejnë të gjithë komunitetit.

NJOFTIM, Bashkia Cërrik ju njofton se ofron shërbim falas për asistencë dhe mbështetje në përdorimin e platformës e-Albania.

NJOFTIM

Bashkia Cërrik ju njofton se ofron shërbim falas për asistencë dhe mbështetje në përdorimin e platformës e-Albania.
📌 Ky shërbim ofrohet si në Bashki, ashtu edhe në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Cërrik, ku qytetarët mund të marrin ndihmën e nevojshme për aksesimin në e-Albania, si dhe për kryerjen e veprimeve si aplikime, shkarkim dokumentesh apo marrje informacioni.
Orari i shërbimit: 08:00 – 16:00 nga e hëna në të premte.
Ky shërbim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Cërrik për të garantuar akses të barabartë në shërbimet publike elektronike për të gjithë qytetarët, në çdo zonë të territorit të saj.