

Bashkia Cërrik ka nisur nga fshati Mollas programin e rehabilitimit te rrugeve te arave/tokave te mbjella ne territorin e saj administrativ. Ky program do te vazhdoje me pas në çdo fshat të të gjitha njësive administrative të Bashkisë Cërrik.
Rehabilitimi i rrugëve të arave eshte nje nder prioritete e Bashkise Cerrik per vitin 2024, për tu shërbyer në këtë mënyrë sa më mirë fermerëve dhe për ti dhënë zgjidhje një prej problematikave më kërkuese të bujqësisë.
Te gjitha nderhyrjet qe jane duke u ndermarre do te pasqyrohen hap pas hapi edhe permes faqez zyrtare ne FB te Bashksie Cerrik
Në kuadër të projektit FIRESHILD, Caritasi i Shqipërisë së Jugut, ka dorëzuar pranë ambienteve të sektorit të Zjarrfikëses në Bashkine Cërrik, sete me mjete të ndryshme pune per Sherbimin Zjarrefikes. Keto mjete te reja do te përdoren nga sistemi i vullnetarëve pranë këtij sektori, për parandalimin e zjarreve në kullota e pyje.