Ky investimi është një punë që banorët e kësaj lagje e kanë kërkuar dhe pritur prej shumë vitesh dhe sot kjo punë realizohet me të gjitha parametrat e duhura në shërbim të banorëve.
Lagjet e qytetit të Cërrikut i kemi gjetur vetëm me disa rrugica thjesht të zhavoruara kuturu por sot jam i lumtur që flasim për tjetër standart!
Përfundon asfaltimi i rrugëve të brendshme edhe në lagjen Nr.1 të qytetit , njohur ndryshe si blloku i pallateve pranë kopshtit publik të qytetit. Investim i pritur nga banorët e kësaj lagje prej më shumë se 30 vitesh.
Një tjetër lajm i mirë që dua të ndaj nëpërmjet këtyre fotove dhe postimi, është që brenda pak ditësh nisim punën për bllokun tjetër të pallateve po në lagjen Nr.1
Ku vetëm pak ditë më parë nisëm nga puna për rregullimin dhe rehabilitim e rrugës së këtij fshati, kaq shumë të kërkuar dhe të domosdoshme për banorët.
Sot bashkë me banorët ndoqëm nga afër këto punime, ritmi i të cilave po shkon mirë dhe shumë shpejt nis asfaltimi.