Rrugë më të sigurta, Shkolla më të sigurta, Komunitete më paqësore.

Rrugë më të sigurta. 🏫 Shkolla më të sigurta. 🤝 Komunitete më paqësore.
👥 Në tryezën e diskutimit “Rrugë të sigurta për në shkollë”, institucionet vendore, 👮‍♀️ policia, 🏫 shkollat, 👨‍👩‍👧 prindërit dhe 🧑‍🤝‍🧑 të rinjtë diskutuan draftin e Planit të Masave për Rritjen e Sigurisë Rrugore të Nxënësve.
💡 Takimi krijoi një hapësirë për bashkëpunim, dialog dhe shkëmbim idesh për masa konkrete që synojnë një mjedis më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë. 🛡️🚶‍♀️🚶‍♂️
🌱 Të rinjtë janë pjesë aktive e këtij procesi, duke kontribuar me ide, zë dhe angazhim në komunitetin e tyre.
🤝 Aktiviteti u organizua nga Bashkia Cërrik, në bashkëpunim me WCDCA, Këshillin Vendor Rinor dhe strukturat vendore përgjegjëse për sigurinë dhe arsimin.
💙 Së bashku për më shumë siguri, pjesëmarrje dhe mirëqenie për të rinjtë