Stacioni i pompave për fshatrat Shalës e Xibrakë në kuadër të projektit për rikonstroksionit total të këtij stacioni

📍CËRRIK
Ku i prezantova drejtuesit politik të qarkut Elbasan Damian Gjiknuri punimet që janë duke u kryer në “Stacionin e Pompave 97”, në kuadër të projektit për rikonstroksionit total të këtij stacioni.
E gjithë puna që po kryehet në këtë stacion është një investim që vjen si pjesë e projekteve inovatore dhe sa më efiçente dhe po realizohet me mbështetjen e Qeverisë Gjermane 🇩🇪 nëpërmjet GIZ Shqipëri 🇦🇱
Jo vetëm për natyrën inovatore por ky investim është i pari që kryehet në këtë stacion pas 70 vitesh nga ndërtimi i tij dhe synon:
✅Rritjen e efiçencës së energjisë elektrike⚡️
✅Garantimi i furnizimit me ujë 24/7 🚰për fshatrat Shalës e Xibrakë
✅Rikonstruksionin e godinës 🏭dhe përmirësimin e kushteve të punës
✅Rehabilitimin e ambjentit të jashtëm.

Mirëpritëm  në ambjentet e shkollës së mesme profesionale bujqësore “Mihal Shahini”, Ambasadorin Kinez

Mirëpritëm  në ambjentet e shkollës së mesme profesionale bujqësore “Mihal Shahini”, Ambasadorin Kinez dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës Kineze në Shqipëri🇨🇳🇦🇱 .
Vizitia e sotme vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes Bashkisë Cërrik, Shkollës “Mihal Shahini” dhe Caams (qendra për trajnim ) ku si
rezultat i këtij bashkëpunimi u realizua me sukses, trajnimi online i 56 pjesëmarrësve nga biznesi, 🏭fermerë👨‍🌾, nxënës 👩‍🎓🧑‍🎓dhe mësues👨‍🏫👩‍🏫 të shkollës Profesionale “Mihal Shahini ” në fushën e menaxhimit të fermave Bujqësore e Blegtorale.
Bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, pasi sot vendosëm të gjejmë mënyra bashkëpunimi sidomos në fushën e Teknologjisë dhe dixhitalizimit në Bujqësi.