Në praninë dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Kryetarët e 5 bashkive të tjera të qarkut Elbasan

👉Në praninë dhe mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë 🇦🇱 Edi Rama, me ministren Balluku, Kryetarët e 5 bashkive të tjera të qarkut Elbasan nënshkruam ✍️ marrëveshjen 📄 për krijimin e ndërrmarjeve të reja të Ujësjellës Kanalizime💧. Këto ndërmarrje që po krijohen janë diktuar nga nevoja për të sjell një reformë në shoqëritë e Ujësjellësave, duke garantuar në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ujit🚰

Kryetari i Bashkise Cerrik Andis Salla me Kryetarin e Bashkisë së Lübeck Gjermani, Jan Lindenau Firmosin marreveshje bashkepunimi.

LÜBECK📍Gjermani🇩🇪
Gjatë vizitës pata kënaqësinë të firmosja një marrëveshje bashkëpunimi🤝
Kjo marrëveshje bashkëpunimi vjen si rezultat i marëdhënieve të mira dhe partneritetit të vendosur midis dy vendeve tona.
Fokusi kryesor i kësaj marrëveshje është depozitimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza, sektor mjaft i rëndësishëm dhe që kërkon ndërhyrje për tu përmirësuar në bashkinë tonë.
Kjo marrëveshje do të realizohet më tej nëpërmjet:
✅Bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës publike, veçanërisht në fushën e depozitimit të mbetjeve dhe largimit të ujrave të zeza;
✅Shkëmbimit profesional midis dy bashkive.
Jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm për komunitetet tona🇦🇱🤝🇩🇪
    .

Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të MB znj.Elena Pici, Prefekten e Qarkut Elbasan znj.Majlinda Peza dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile z.Vangjush Stavro, inspektuam zyrat e Gjendjes Civile të Cërrikut.

Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të MB znj.Elena Pici, Prefekten e Qarkut Elbasan znj.Majlinda Peza dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile z.Vangjush Stavro, inspektuam zyrat e Gjendjes Civile të Cërrikut.
Prej datës 1 Maj 2022 kemi kaluar në ofrimin e shërbimeve online duke iu bashkuar revolucionit dixhital që po ndodh në të gjithë vendin.
Që ky proces të vazhdojë normalisht jemi duke treguar kujdes të posaçëm për udhëzimin e qytetarëve mbi mënyrën e aplikimit online nëpërmjet portalit e-Albania për marrjen e shërbimeve të gjendjes civile.
Nga 1 Maji – Pa radhë, online!

“Qeverisja lokale në kohë normale dhe emergjencash: Me qytetarët dhe për qytetarët”.

Sot mikëprita në Cërrik, përfaqësues të QENDRËS PËR NXITJEN E ZHVILLIMIT NJERËZOR (HDPC), Organizatës TJETËR VIZION dhe përfaqësues nga LËVIZ ALBANIA, për të ndarë gjetjet e projektit “Qeverisja lokale në kohë normale dhe emergjencash: Me qytetarët dhe për qytetarët” .
                                                                                 
Shpreha felenderimet dhe mirënjohjen time për organizatorët që zgjodhën Bashkinë e Cërrikut për të ndarë gjetjet e tyre me përfaqësues të sektorit të emergjencave civile nga 7 Bashkitë e Qarkut Elbasan, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturës Elbasan, përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike të Bashkisë Cërrik, aktor të tjerë të institucioneve tona lokale e vendore. Jam i bindur që këto gjetje dhe rekomandime do të ndihmojnë në punën e gjithë secilit për të bërë më të mirën në përballimin e situatave emergjente.
Gjithashtu në fjalën time nuk mund të rrija pa falenderuar dhe stafin e sektorit të emergjencave civile dhe sektorit social të Bashkisë Cërrik, të cilët kanë koordinuar punën e tyre për të përballuar vështirësitë e tërmetit të Nëntorit të viti 2019 dhe Pandemisë së COVID-19 e jo vetëm.