Dhe ka raste të rralla kur një territor hapet me status të ri zhvillimi, hapësira të lira dhe lehtësi ligjore që favorizojnë investimin.
Sot, Cërriku është pikërisht një nga ato raste.
Në territorin e Bashkia Cërrik janë shpallur 14 zona të reja me përparësi zhvillimi, duke krijuar një mundësi të veçantë për sipërmarrësit që duan të investojnë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
Pse ky është moment i rrallë?
Sepse përveç territorit dhe potencialit, sot ekziston edhe mbështetje ligjore për investimin, përmes Paketës së Maleve.
Kjo do të thotë më shumë mundësi, më pak barriera dhe më shumë siguri për ata që hyjnë seriozisht në treg.
Çfarë ofron Cërriku?
Pozicion strategjik pranë Elbasanit dhe Tiranës
Tokë, natyrë dhe hapësirë zhvillimi
Potencial për turizëm, bujqësi dhe industri
Komunitet punëtor dhe traditë prodhimi
Bashki aktive që mbështet investimin
Lehtësitë që krijon Paketa e Maleve
Për subjektet që përfitojnë sipas legjislacionit në fuqi, paketa krijon mundësi si:
Lehtësime fiskale për investime të caktuara
Nxitje për zhvillim ekonomik në zonat prioritare
Procedura më të qarta dhe orientim institucional
Fokus të veçantë për turizëm, agroturizëm dhe ekonomi rurale
Mbështetje për territore me potencial të pashfrytëzuar.
Fushat ku mund të investohet
Agroturizëm dhe bujtina
Ferma moderne dhe sera
Industri e lehtë
Magazina dhe logjistikë
Energji të rinovueshme
Sipërmarrje të reja dhe shërbime
Ftesë për sipërmarrësit dhe diasporën
Nëse kërkoni vendin e duhur ku kapitali juaj mund të punojë me vizion, me hapësirë dhe me perspektivë reale, shikoni nga Cërriku.
Shërbimet e e-Albania asistohen nga Bashkia Cërrik për banorët çdo ditë pune, në katin e parë të Bashkisë, zyra nr. 1 — FALAS.
Qytetarët mund të marrin ndihmë në kryerjen e aplikimeve online për një gamë të gjerë shërbimesh, si certifikata, vërtetime pensioni, dokumente pronësie etj.
Ky shërbim është veçanërisht i rëndësishëm për ata që hasin vështirësi në përdorimin e teknologjisë, sidomos për pensionistët.
Gjithashtu, sipas kërkesës, qytetarët asistohen edhe nga një jurist për çështje që lidhen me dokumentacionin e pronësisë, kadastrën dhe proceset e legalizimit, duke i orientuar saktë për çdo procedurë dhe dokument të nevojshëm.
Bashkia Cërrik pranë qytetarëve, me shërbime konkrete, të thjeshta dhe të aksesueshme për të gjithë.