hërbimet e e-Albania asistohen nga Bashkia Cërrik për banorët çdo ditë pune, në katin e parë të Bashkisë, zyra nr. 1 — FALAS.

Shërbimet e e-Albania asistohen nga Bashkia Cërrik për banorët çdo ditë pune, në katin e parë të Bashkisë, zyra nr. 1 — FALAS.
Qytetarët mund të marrin ndihmë në kryerjen e aplikimeve online për një gamë të gjerë shërbimesh, si certifikata, vërtetime pensioni, dokumente pronësie etj.
Ky shërbim është veçanërisht i rëndësishëm për ata që hasin vështirësi në përdorimin e teknologjisë, sidomos për pensionistët.
👨‍⚖️ Gjithashtu, sipas kërkesës, qytetarët asistohen edhe nga një jurist për çështje që lidhen me dokumentacionin e pronësisë, kadastrën dhe proceset e legalizimit, duke i orientuar saktë për çdo procedurë dhe dokument të nevojshëm.
🤝 Bashkia Cërrik pranë qytetarëve, me shërbime konkrete, të thjeshta dhe të aksesueshme për të gjithë.

Njoftim i rëndësishëm – Bashkia Cërrik Në zbatim të ligjit nr. 86/2025, qytetarët dhe bizneset kanë mundësi të përfitojnë nga fshirja dhe lehtësimi i detyrimeve tatimore.

Njoftim i rëndësishëm – Bashkia Cërrik

Në zbatim të ligjit nr. 86/2025, qytetarët dhe bizneset kanë mundësi të përfitojnë nga fshirja dhe lehtësimi i detyrimeve tatimore.

👉 Si funksionon:

✔ Detyrimet deri në vitin 2014 fshihen plotësisht, pa pagesë

✔ Për periudhën 2015–2019:
👉 Nëse paguani 50% brenda 30.06.2026, falet 50% tjetër
👉 Nëse paguani 75% brenda 31.12.2026, falet 25% tjetër
👉 Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat

✔ Për periudhën 2020–2024, nëse paguani detyrimin bazë, falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat

⏳ Afati i përfitimit: deri më 31.12.2026

👉 Përfitoni nga kjo mundësi për të sistemuar detyrimet tuaja.

 

Dasar – Mbikëqyrje në terren e gjurmës së rrugës

🌿 Dasar – Mbikëqyrje në terren e gjurmës së rrugës
Pas Ditës së Verës, është momenti i finalizimit të projekteve që kemi premtuar.
📌Sot ishim në Dasar për të parë nga afër gjurmën e rrugës që do të asfaltojmë në këtë fshat. Së bashku me Administratorin, Kryetarin e fshatit dhe inxhinierin e Bashkisë, verifikuam në terren çdo detaj, sepse vetëm duke qenë prezent aty në terren mund të përcaktohet saktë gjurma e rrugës, në përputhje me nevojat reale të banorëve.
➡️Në këtë proces, vendosëm të zgjerojmë projektin fillestar me 130 ml linear shtesë, duke e çuar gjatësinë totale të kësaj rruge në 625 ml, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të komunitetit.
Rruga e Dasarit është ndër asfaltimet që do të realizojmë këtë vit, ashtu siç kemi premtuar.
Kjo do të jetë mënyra jonë e punës: duke prekur dhe verifikuar projektet paraprakisht në çdo njësi administrative..

🚧 Na ndiqni, punët e mëdha po nisin.

Cërrik – Një hap më tej për sigurinë e qytetit

Cërrik – Një hap më tej për sigurinë e qytetit
Siguria e një qyteti nuk garantohet nga një institucion i vetëm. Ajo është rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve dhe përdorimit të teknologjisë në shërbim të komunitetit.
Për herë të parë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, instaluam në ambientet e këtij komisariati sistemin e monitorimit të kamerave të sigurisë së qytetit. Ky sistem do t’i shërbejë Policisë së Rendit për monitorim në kohë reale dhe reagim më të shpejtë në çdo situatë.
🎯 Qëllimi është i qartë:
✔ më shumë kontroll në hapësirat publike
✔ më shumë parandalim të rasteve problematike
✔ më shumë siguri për qytetarët dhe bizneset
Kamerat e sigurisë janë vetëm një hap. Roli kryesor në monitorim dhe garantimin e rendit publik i takon Policisë së Shtetit, me të cilën do të vazhdojmë bashkëpunimin për ta zgjeruar këtë sistem hap pas hapi në zona të tjera të qytetit.
74/500 punë për të bërë…
🤝 Një tjetër hap përpara në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e sigurisë në qytetin tonë.