Në Selitë, me financimin e Gjysmë Hënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfunduam ndërtimin e Ambulancës së re të fshatit.
Një godinë e ndërtuar tërësisht nga e para, moderne dhe funksionale, e pajisur gjithashtu me të gjithë inventarin e nevojshëm për ofrimin e shërbimit shëndetësor në kushte shumë të mira.
Falënderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe që bënë të mundur realizimin e këtij investimi.
Ky investim u realizua në kuadër të iniciativës WiFi4WB, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, ndërsa zbatimi i projektit u bë nga GIZ, në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik. Shprehim mirënjohjen tonë për këtë partneritet, i cili solli një tjetër shërbim modern në dobi të komunitetit tonë.
Ne besojmë se zhvillimi nuk matet vetëm me rrugë, ndërtesa apo infrastrukturë fizike. Ai matet edhe me shërbimet që ua bëjnë jetën më të lehtë qytetarëve dhe e afrojnë komunitetin tonë me standardet evropiane.
Cërriku po ecën përpara, çdo ditë, me punë konkrete.
Së bashku me deputetin Agron Gaxho inspektuam nisjen e punimeve në Kantierin e Ndërtimit nr. 5, ku ka filluar puna që do të finalizohet me asfaltimin e rrugës së shkollës në fshatin Shushicë.
Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme për komunitetin, pasi do të përmirësojë ndjeshëm aksesin e banorëve dhe mjeteve që lëvizin çdo ditë në këtë segment.
Punimet kanë nisur dhe do të ndiqen nga afër deri në përfundimin e tyre, me synimin për të garantuar një investim cilësor dhe të qëndrueshëm.
Vazhdojmë të hapim kantiere të reja dhe të kthejmë angazhimet në punë konkrete, në çdo njësi administrative të Bashkisë Cërrik.