Cërrik – Lagjja nr. 2

🏘️ Cërrik – Lagjja nr. 2
Ka disa punë që ndoshta nuk duken të mëdha në hartë, por kur i sheh nga afër e kupton sa shumë ndryshojnë jetën e përditshme të një lagjeje. Një nga këto është puna që realizuam në bllokun e banesave pranë shkollës “Aleks Buda” në lagjen nr. 2 të qytetit të Cërrikut.
Vendosëm ta marrim qytetin bllok pas blloku, duke filluar nga gjërat që e bëjnë një lagje të jetueshme dhe të bukur:
🚶‍♂️ sistemimi i trotuareve
🪑 vendosja e stolave
🌳 mbjellja e disa pemëve
🚦 vijëzimet rrugore
💡 ndriçimi i brendshëm i lagjes
Janë ndërhyrje të vogla në dukje, por kur bashkohen krijojnë një hapësirë ku banorët ndihen mirë, ku fëmijët luajnë më të sigurt dhe ku lagjja merr pamjen që i ka hije një qyteti.
Natyrisht, ka ende punë për të bërë. Asfaltimi i segmenteve që janë hapur nga ndërhyrjet e ujësjellësit është një nga hapat e radhës, ndërsa fasadat e pallateve mbeten një tjetër sfidë që duam ta përballojmë për këtë bllok.
Ndërkohë, puna nuk ndalet.
Këtë verë asfaltimet në lagjen nr. 1 do të jenë një nga sfidat tona kryesore.
Por paralelisht me projektet e mëdha, janë edhe punët e përditshme të mirëmbajtjes, ato që i bëjnë çdo ditë më të rregullta lagjet tona. Dhe këto realizohen falë punonjësve tanë të mirëmbajtjes, atyre të mirëve, që janë çdo ditë në terren.
Ne do të vazhdojmë bllok pas blloku, lagje pas lagjeje, derisa çdo cep i qytetit të marrë kujdesin që meriton.
🔧 73 nga 500 punë për të bërë.
Vazhdojmë.

Bashkia Cërrik nënshkroi marrëveshjen për Fondin Social së bashku me 8 bashki të tjera, një hap i rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e shërbimeve sociale në nivel vendor.

Bashkia Cërrik nënshkroi marrëveshjen për Fondin Social 📝✨ së bashku me 8 bashki të tjera, një hap i rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e shërbimeve sociale në nivel vendor. 🤝
Bashkia Cërrik ishte gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit 🗣️ si një shembull i praktikave të mira në ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Përvoja e saj tregon se kur qeverisja vendore merr rolin e saj si koordinatore dhe udhëheqëse, mund të ndërtojë shërbime reale, funksionale dhe të qëndrueshme për qytetarët. 🌟
Ky model u ndërtua mbi një partneritet të fortë lokal mes Bashkisë Cërrik dhe organizatave të shoqërisë civile 🤲, si dhe falë përdorimit të kombinuar të:
🇪🇺 Programit të Bashkimit Evropian për Kujdesin Social
🇦🇱 Fondit Social Shtetëror
Të dy instrumentet, të ndërthurura së bashku, nuk krijuan vetëm shërbime të reja, por i dhanë jetë dhe vazhdimësi shërbimeve sociale në Cërrik. 🏛️💚
Përmes Qendrës Multifunksionale Komunitare dhe Njësisë Lëvizëse, për 3 vite do të ofrohen shërbime të integruara për:
✔️ Fëmijë dhe të rinj 👶🧑
✔️ Familje në nevojë 👪
✔️ Persona me aftësi të kufizuara ♿
✔️ Të moshuar 👵👴
✔️ Gra dhe vajza në situata dhune 🚺
👥 Mbi 1,500 qytetarë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt dhe mbi 2,500 të tjerë indirekt, përmes këshillimit psikosocial 🗨️, programeve edukative 📚, aktiviteteve komunitare 🎨 dhe shërbimeve në terren 🚐.
Ky model bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore tregon se kur investohet në shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, ndikimi në jetën e qytetarëve është konkret, i prekshëm dhe afatgjatë. 🌱💪
48/500 Punë për të bërë…

Në Bashkinë Cërrik përfunduam vendosjen e kamerave të sigurisë në Shkollat dhe Kopeshtet e Qytetit Cerrik

Në Bashkinë Cërrik përfunduam vendosjen e kamerave të sigurisë në Shkollat dhe Kopeshtet e Qytetit Cerrik

🎒 Ky investim rrit standardet e sigurisë për nxënësit dhe stafin, duke krijuar ambiente më të mbrojtura dhe më të qeta për zhvillimin e procesit mësimor.
👨‍👩‍👧‍👦 Siguria e fëmijëve tanë mbetet prioritet i përditshëm.
🔧 Puna për përmirësimin e kushteve në të gjitha shkollat e bashkisë do të vazhdojë.

Vizitë e rëndësishme në Qendrën Multifunksionale të Cërrikut

Vizitë e rëndësishme në Qendrën Multifunksionale të Cërrikut 🏢
Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Cërrik Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, në një vizitë domethënëse në Qendrën Multifunksionale 🤝, një model konkret i integrimit të shërbimeve në funksion të qytetarëve 👨‍👩‍👧‍👦
Kjo qendër përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt afrimit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore ❤️🏥, duke kombinuar mbështetjen në ambientet e saj me shërbime lëvizëse 🚐 që shkojnë më pranë banorëve në nevojë 🏡
Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e financimit të këtyre shërbimeve përmes Fondit Social 📑💶, në dobi të qytetarëve të njësive administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos 📍📍📍
🤝 Ky bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve vendore 🏛️, Ministrisë dhe partnerëve si UNICEF Albania 🌍👶, është dëshmi e përkushtimit për një mbrojtje sociale më gjithëpërfshirëse dhe më të aksesueshme për të gjithë 🤍
🌱✨ Një tjetër hap përpara drejt kujdesit, solidaritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit tonë 💙🤗