Si pasoje e reshjeve të dëndura dhe në bashkinë Cërrik kanë nisur vështirësitë e para. Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë kontaktoni në nr. Tel: +355682016882. Pritet që shirat të jenë intensiv dhe në ditët në vijim ndaj me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e bujqësisë jemi në gadishmëri.

Si pasoje e reshjeve të dëndura dhe në bashkinë Cërrik kanë nisur vështirësitë e para.
Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë kontaktoni në nr. Tel: +355682016882.
Pritet që shirat të jenë intensiv dhe në ditët në vijim ndaj me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e bujqësisë jemi në gadishmëri.

Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026

Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026 🏛️📊
🛣️ Buxheti i vitit 2026 do të jetë një buxhet investimesh konkrete, që synon:
🚧 Përfundimin e asfaltimit të lagjeve të brendshme të qytetit Cërrik, si një ndër prioritetet më të kërkuara nga qytetarët, dhe
🌾 Asfaltimin e 10 km rrugë në fshatrat e njësive administrative: Shalës, Gostimës,Mollas, Klos.
🔧 Buxheti i 2026 do të jetë buxhet i shërbimeve, ku në qendër të vëmendjes do të jenë:
✔ mirëmbajtja e investimeve ekzistuese
✔ përmirësimi i objekteve shtetërore, sociale dhe komunitare
✔ eficenca e ekipeve të terrenit
✔ dhe standardet e reja të punës për Cërrikun
Siç e kam theksuar edhe më parë, ky buxhet reflekton kërkesat e banorëve të bashkisë, duke nisur nga nevojat më emergjente dhe më të domosdoshme për komunitetin tonë.
Vazhdojmë çdo ditë në terren,
punë pas pune, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati.💪🛠️

Takim për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Cërrik

Takim për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Cërrik
👉Sot zhvilluam një takim të hapur me qytetarët e Cerrikut për të diskutuar së bashku prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm. 🤝📊
Një nga temat kryesore ishte infrastruktura rrugore 🛣️. Në takim u diskutua mbi nevojën për të ndërhyrë në të gjitha rrugët e qytetit që ende kërkojnë përmirësim, me synimin që të arrihet asfaltimi i plotë i tyre në kuadër të planifikimit afatshkurtër dhe afatmesëm. 🚧✔️
Cërriku brënda vitit 2026 do i japë fund problematikës së asfaltimit të rrugëve të brëndshme me tre blloqet e fundit.
📌Transparenca dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore për të ndërtuar një plan që reflekton vërtet nevojat e komunitetit. 🙌
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!

Takimi për Buxhetimin me Pjesëmarrje 2026 në Njesite Administrative Mollas dhe Shales!

Buxheti i bashkisë është i qytetarëve
Buxheti publik nuk është thjesht një listë shpenzimesh, është mënyra se si përmirësojmë jetën e përditshme në komunitetin tonë.
Çdo lek i investuar duhet të reflektojë nevojat reale të qytetarëve.
🤝 Pjesëmarrja e komunitetit në vendimmarrje është thelbësore
Kur qytetarët japin mendimin e tyre, propozojnë ide dhe marrin pjesë në vendime, projektet bëhen më të drejta, më të dobishme dhe më të qëndrueshme.
🌱 Një bashki e fortë ndërtohet me dialog, transparencë dhe bashkëpunim.
Së bashku mund të vendosim për prioritetet dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin dhe njësitë tona administrative.
Sot ishim në NJA Shalës dhe në NJA Mollas, ndërsa nesër në orën 16.00 do të jemi në katin e dytë të kinemasë për NJA Cërrik.