Vizitë e rëndësishme në Qendrën Multifunksionale të Cërrikut

Vizitë e rëndësishme në Qendrën Multifunksionale të Cërrikut 🏢
Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Cërrik Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, në një vizitë domethënëse në Qendrën Multifunksionale 🤝, një model konkret i integrimit të shërbimeve në funksion të qytetarëve 👨‍👩‍👧‍👦
Kjo qendër përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt afrimit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore ❤️🏥, duke kombinuar mbështetjen në ambientet e saj me shërbime lëvizëse 🚐 që shkojnë më pranë banorëve në nevojë 🏡
Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e financimit të këtyre shërbimeve përmes Fondit Social 📑💶, në dobi të qytetarëve të njësive administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos 📍📍📍
🤝 Ky bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve vendore 🏛️, Ministrisë dhe partnerëve si UNICEF Albania 🌍👶, është dëshmi e përkushtimit për një mbrojtje sociale më gjithëpërfshirëse dhe më të aksesueshme për të gjithë 🤍
🌱✨ Një tjetër hap përpara drejt kujdesit, solidaritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit tonë 💙🤗

Puna në Bashkinë Cërrik vazhdon pa pushim për të evituar rrezikun nga shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit dhe për të ndrequr problematikat e shkaktuara prej reshjeve intensive.

Puna në Bashkinë Cërrik vazhdon pa pushim 🌧️🚧 për të evituar rrezikun nga shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit 💪 dhe për të ndrequr problematikat e shkaktuara prej reshjeve intensive.
👷‍♂️👷‍♀️ Ekipet tona janë në terren, duke ndërhyrë me përparësi:
📍 Monitorimin e zonave me risk ⚠️
🚜 Ndërhyrje me mjete të rënda aty ku kërkohet
🏘️ Riparimin e dëmeve dhe bllokimeve të shkaktuara nga shiu
Edhe pse moti ka qenë sfidues 🌩️, ne nuk ndalemi, sepse siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve janë prioriteti ynë i parë 🙌❤️
🙏 Falenderojmë çdo punonjës për punën, sakrificën dhe përkushtimin e këtyre ditëve 🤝🌟
Së bashku do të ndërtojmë një Cërrik më të fortë, më të sigurt dhe më të përgatitur për çdo sfidë 🇦🇱✨

Si pasoje e reshjeve të dëndura dhe në bashkinë Cërrik kanë nisur vështirësitë e para. Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë kontaktoni në nr. Tel: +355682016882. Pritet që shirat të jenë intensiv dhe në ditët në vijim ndaj me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e bujqësisë jemi në gadishmëri.

Si pasoje e reshjeve të dëndura dhe në bashkinë Cërrik kanë nisur vështirësitë e para.
Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë kontaktoni në nr. Tel: +355682016882.
Pritet që shirat të jenë intensiv dhe në ditët në vijim ndaj me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e bujqësisë jemi në gadishmëri.

Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026

Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026 🏛️📊
🛣️ Buxheti i vitit 2026 do të jetë një buxhet investimesh konkrete, që synon:
🚧 Përfundimin e asfaltimit të lagjeve të brendshme të qytetit Cërrik, si një ndër prioritetet më të kërkuara nga qytetarët, dhe
🌾 Asfaltimin e 10 km rrugë në fshatrat e njësive administrative: Shalës, Gostimës,Mollas, Klos.
🔧 Buxheti i 2026 do të jetë buxhet i shërbimeve, ku në qendër të vëmendjes do të jenë:
✔ mirëmbajtja e investimeve ekzistuese
✔ përmirësimi i objekteve shtetërore, sociale dhe komunitare
✔ eficenca e ekipeve të terrenit
✔ dhe standardet e reja të punës për Cërrikun
Siç e kam theksuar edhe më parë, ky buxhet reflekton kërkesat e banorëve të bashkisë, duke nisur nga nevojat më emergjente dhe më të domosdoshme për komunitetin tonë.
Vazhdojmë çdo ditë në terren,
punë pas pune, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati.💪🛠️