Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026
Buxheti i vitit 2026 do të jetë një buxhet investimesh konkrete, që synon:
Përfundimin e asfaltimit të lagjeve të brendshme të qytetit Cërrik, si një ndër prioritetet më të kërkuara nga qytetarët, dhe
Asfaltimin e 10 km rrugë në fshatrat e njësive administrative: Shalës, Gostimës,Mollas, Klos.
Buxheti i 2026 do të jetë buxhet i shërbimeve, ku në qendër të vëmendjes do të jenë:
mirëmbajtja e investimeve ekzistuese
përmirësimi i objekteve shtetërore, sociale dhe komunitare
eficenca e ekipeve të terrenit
dhe standardet e reja të punës për Cërrikun
Siç e kam theksuar edhe më parë, ky buxhet reflekton kërkesat e banorëve të bashkisë, duke nisur nga nevojat më emergjente dhe më të domosdoshme për komunitetin tonë.
Vazhdojmë çdo ditë në terren,
punë pas pune, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati.
Sot zhvilluam një takim të hapur me qytetarët e Cerrikut për të diskutuar së bashku prioritetet e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Një nga temat kryesore ishte infrastruktura rrugore . Në takim u diskutua mbi nevojën për të ndërhyrë në të gjitha rrugët e qytetit që ende kërkojnë përmirësim, me synimin që të arrihet asfaltimi i plotë i tyre në kuadër të planifikimit afatshkurtër dhe afatmesëm.
Cërriku brënda vitit 2026 do i japë fund problematikës së asfaltimit të rrugëve të brëndshme me tre blloqet e fundit.
Transparenca dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore për të ndërtuar një plan që reflekton vërtet nevojat e komunitetit.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin!