Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026



Buxheti i vitit 2026 do të jetë një buxhet investimesh konkrete, që synon:

Përfundimin e asfaltimit të lagjeve të brendshme të qytetit Cërrik, si një ndër prioritetet më të kërkuara nga qytetarët, dhe

Asfaltimin e 10 km rrugë në fshatrat e njësive administrative: Shalës, Gostimës,Mollas, Klos.

Buxheti i 2026 do të jetë buxhet i shërbimeve, ku në qendër të vëmendjes do të jenë:

mirëmbajtja e investimeve ekzistuese

përmirësimi i objekteve shtetërore, sociale dhe komunitare

eficenca e ekipeve të terrenit

dhe standardet e reja të punës për Cërrikun
Siç e kam theksuar edhe më parë, ky buxhet reflekton kërkesat e banorëve të bashkisë, duke nisur nga nevojat më emergjente dhe më të domosdoshme për komunitetin tonë.
Vazhdojmë çdo ditë në terren,
punë pas pune, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati.

