Pata kënaqësinë të prisja një vizitë nga disa fëmijë të mrekullueshëm të moshave 8–10 vjeç , nxënës të shkollave të qytetit Cërrik, të cilët marrin pjesë në aktivitetet e Qendrës Komunitare Multifunksionale Cërrik.

 Pata kënaqësinë të prisja një vizitë nga disa fëmijë të mrekullueshëm të moshave 8–10 vjeç 👧👦, nxënës të shkollave të qytetit Cërrik, të cilët marrin pjesë në aktivitetet e Qendrës Komunitare Multifunksionale Cërrik.
🏢 Kjo qendër është pjesë e projektit BOOST, në kuadër të programit EU4SocialCare, financuar nga Bashkimi Europian 🇪🇺 dhe zbatuar nga UNICEF, në partneritet me World Vision Albania dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
🗣️ Fëmijët folën për të drejtat e tyre dhe paraqitën kërkesat për buxhetin e ardhshëm të bashkisë 💬📑.
🎨 Piktura e tyre, që përmbledh këto kërkesa, do të qëndrojë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë si një axhendë e përhershme dhe një kujtesë e vazhdueshme për rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve 💛👶.

Asfaltimi i rrugës së shkollës në fshatin Linas, Mollas

📌Linas, NJA Mollas.
Asfaltimi i rrugës së shkollës në fshatin Linas, Mollas 🚧✨
Rruga drejt shkollës nuk është thjesht asfalt është rruga drejt dijes. 📚✨
Aty ecin çdo ditë fëmijët tanë, ëndrrat e tyre. Tani, ata shkojnë në shkollë më të sigurt, më të qetë dhe me më shumë buzëqeshje. 👧👦💛
Arsimi është investimi më i çmuar që mund t’i bëjmë brezit të ri.
Dhe kur përmirësojmë rrugën drejt shkollës, ne përmirësojmë vetë rrugën drejt së ardhmes. 🌟
📍7/500 punë.

Urime 73-vjetorin, Cërrik!

🎉🌟 Urime 73-vjetorin, Cërrik! 🌟🎉
Sot festojmë jo vetëm ditëlindjen e qytetit tonë, por historitë, kujtimet dhe zemrat e njerëzve që e kanë ndërtuar Cërrikun me punë, sakrifica dhe dashuri. ❤️
Cërriku u rrit mes fushave, u forcua me duart e punëtorëve të rafinerisë dhe u mbush me jetë nga familjet që gjetën këtu shtëpinë e tyre. 🏡✨
Breza të tërë janë rritur në rrugicat tona, me ëndrra të mëdha dhe zemër të pastër. 🌱👧🧒
Cërriku nuk është thjesht një qytet… është familja jonë e madhe. 🤝💙
Zemra e tij rreh fort sepse e mbajnë gjallë njerëzit e mirë që jetojnë këtu.
🎂🌆 Urime 73-vjetorin, Cërrik!
Kemi nisur tashmë punën për ndryshimet e mëdha në Cërrik. 🌟🤍✨

Jemi në Shtërmen me asfaltimin e rrugës së vakëfit. Është një punë e rëndësishme pasi një insfrastrukturë e mirë brënda lagjeve është një investim afatgjatë që sjell siguri, komoditet, zhvillim si dhe rrit vlerën e pronave.

4/500 punë.
➡️ Jemi në Shtërmen me asfaltimin e rrugës së vakëfit. Është një punë e rëndësishme pasi një insfrastrukturë e mirë brënda lagjeve është një investim afatgjatë që sjell siguri, komoditet, zhvillim si dhe rrit vlerën e pronave.