Pata kënaqësinë të prisja një vizitë nga disa fëmijë të mrekullueshëm të moshave 8–10 vjeç , nxënës të shkollave të qytetit Cërrik, të cilët marrin pjesë në aktivitetet e Qendrës Komunitare Multifunksionale Cërrik.
Kjo qendër është pjesë e projektit BOOST, në kuadër të programit EU4SocialCare, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNICEF, në partneritet me World Vision Albania dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Fëmijët folën për të drejtat e tyre dhe paraqitën kërkesat për buxhetin e ardhshëm të bashkisë .
Piktura e tyre, që përmbledh këto kërkesa, do të qëndrojë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë si një axhendë e përhershme dhe një kujtesë e vazhdueshme për rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve .
Sot festojmë jo vetëm ditëlindjen e qytetit tonë, por historitë, kujtimet dhe zemrat e njerëzve që e kanë ndërtuar Cërrikun me punë, sakrifica dhe dashuri.
Cërriku u rrit mes fushave, u forcua me duart e punëtorëve të rafinerisë dhe u mbush me jetë nga familjet që gjetën këtu shtëpinë e tyre.
Breza të tërë janë rritur në rrugicat tona, me ëndrra të mëdha dhe zemër të pastër.
Cërriku nuk është thjesht një qytet… është familja jonë e madhe.
Zemra e tij rreh fort sepse e mbajnë gjallë njerëzit e mirë që jetojnë këtu.
Urime 73-vjetorin, Cërrik!
Kemi nisur tashmë punën për ndryshimet e mëdha në Cërrik.
Jemi në Shtërmen me asfaltimin e rrugës së vakëfit. Është një punë e rëndësishme pasi një insfrastrukturë e mirë brënda lagjeve është një investim afatgjatë që sjell siguri, komoditet, zhvillim si dhe rrit vlerën e pronave.