Masa emergjente për parandalimin e përmbytjeve në zona me rrisk të lartë!

Fundi i vjeshtës vjen me shira të rrëmbyeshëm dhe të shumtë, ekipi ynë po ndërmerr hapa të menjëhershëm për të mbrojtur jetën dhe pasuritë e komunitetit. Pastrimi i kanalit kullues në Shalës (1 km), siguron që 20 banesa 🏠dhe rreth 30 ha tokë bujqësore🌱, të mbjellura me pemtari 🍊dhe sera 🥬, të mbrohen nga përmbytjet.
Përpjekjet tona do të vijojnë, duke filluar nga emergjencat dhe duke u përqëndruar më pas në projektet afatgjata për menaxhimin e ujërave.
✅Çdo ditë një punë, një vit 365 punë
✅Çdo ditë një hap më shumë drejt sigurisë për të gjithë!

Vazhdojnë takimet me komunitetin!

Vazhdojnë takimet me komunitetin!
📍NJA GOSTIMË.
Sot ishim pranë banorëve të NJA Gostimë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe idetë e tyre.
📌 Nisma e re për zhvillimin e takimeve (pritja) me komunitetin në çdo njësi ka rezultuar e efekshme duke i dhënë kuptim legjislacionit vendor për një vetqeverisje në një nivel sa më afër banorëve.
👥Pjesëmarrja aktive dhe sugjerimet e qytetarëve tregojnë qartë dëshirën për bashkëpunim dhe për një bashki efikase.
Afër qytetarëve , për zgjidhje të përbashkëta!
Oraret e takimeve sipas njësive:
Çdo të martë:
Klos 09.00 – 11.00
Mollas 11.30 – 13.30
Çdo të mërkurë:
Shalës 09.00 – 11.00
Gostimë 11.30 – 13.30
Çdo të enjte Cërrik (njësia) 09.00 – 12.00
Faleminderit për angazhimin!

1 Tetor Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

1 Tetor Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve 👵👨‍🦳

📌 Në bashkëpunim me Qendrën Ditore “Balonat” dhe bashkinë Cërrik pata kënaqësinë të ndaj këtë ditë të veçantë me disa prej njerëzve që mbajnë mbi supe kujtime, histori dhe urtësi. Ishin çaste të mbushura me buzëqeshje, biseda zemre dhe një respekt të ndjerë.

Vështirë t’i quash “të moshuar” njerëz kaq vitalë, plot energji dhe aq të interesuar për sfidat e komunitetit dhe përmirësimin e jetesës në Bashkinë Cërrik.

🙏 Një falënderim i veçantë për Motër Camilla dhe të gjithë punonjësit e Qendrës Ditore “Balonat” për përkushtimin e tyre të përditshëm, si dhe për ideatorin dhe përfaqësuesin e të moshuarve në këtë aktivitet z.Petrit Senja.

📌 Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë me përkushtim, që ju të jeni gjithmonë të përfshirë, aktivë dhe të respektuar në zemër të komunitetit tonë dhe qendra të presë periodikisht të moshuarit duke ofruar dhe transportin e tyre nga qendra e qytetit Cërrik drejt qendrës Balonat dhe kthim.

🤝 Le të tregojmë më shumë kujdes, respekt dhe mirënjohje – jo vetëm sot.

#DitaNdërkombtareeTëMoshuarve
#RespektPërMoshën
#Mirënjohje
#QendraDitoreBalonat
#BashkiaCërrik