🏘️ Cërrik – Lagjja nr. 2
Ka disa punë që ndoshta nuk duken të mëdha në hartë, por kur i sheh nga afër e kupton sa shumë ndryshojnë jetën e përditshme të një lagjeje. Një nga këto është puna që realizuam në bllokun e banesave pranë shkollës “Aleks Buda” në lagjen nr. 2 të qytetit të Cërrikut.
Vendosëm ta marrim qytetin bllok pas blloku, duke filluar nga gjërat që e bëjnë një lagje të jetueshme dhe të bukur:
🚶‍♂️ sistemimi i trotuareve
🪑 vendosja e stolave
🌳 mbjellja e disa pemëve
🚦 vijëzimet rrugore
💡 ndriçimi i brendshëm i lagjes
Janë ndërhyrje të vogla në dukje, por kur bashkohen krijojnë një hapësirë ku banorët ndihen mirë, ku fëmijët luajnë më të sigurt dhe ku lagjja merr pamjen që i ka hije një qyteti.
Natyrisht, ka ende punë për të bërë. Asfaltimi i segmenteve që janë hapur nga ndërhyrjet e ujësjellësit është një nga hapat e radhës, ndërsa fasadat e pallateve mbeten një tjetër sfidë që duam ta përballojmë për këtë bllok.
Ndërkohë, puna nuk ndalet.
Këtë verë asfaltimet në lagjen nr. 1 do të jenë një nga sfidat tona kryesore.
Por paralelisht me projektet e mëdha, janë edhe punët e përditshme të mirëmbajtjes, ato që i bëjnë çdo ditë më të rregullta lagjet tona. Dhe këto realizohen falë punonjësve tanë të mirëmbajtjes, atyre të mirëve, që janë çdo ditë në terren.
Ne do të vazhdojmë bllok pas blloku, lagje pas lagjeje, derisa çdo cep i qytetit të marrë kujdesin që meriton.
🔧 73 nga 500 punë për të bërë.
Vazhdojmë.