I lumtur për rrugëtimin që kemi nisur me ekipin e sektorit social dhe qendrës multifunksionale komunitare për të rinjt dhe fëmijët👧🧒, duke formësuar shërbimet e para sociale publike në Bashkinë Cërrik.
Mirënjohës UNICEF Albania që përzgjodhi Bashkinë Cërrik, duke na dhënë mundësinë të jemi pjesë e programit të Bashkimit Europian 🇪🇺 #BepërKujdesinSocial dhe të vazhdojmë punën e ngritur nga “Fondi Social” duke i zgjeruar shërbimet sociale gjithmonë sipas parimit “Në interesin më të lartë të fëmijëve” 👧🧒
Faleminderit organizatave partnere Help in Albania dhe Qendra për Edukim & Sport “Skills” që me ekspertizën në fushën e projekteve, na u bashkuan në aplikim.