Gjurmët e mirësisë!
Në vitin 1994, Sarah Ann dhe Nicholas John Wakeley erdhën nga larg dhe u vendosën për herë të parë në fshatin Xherie, në Njësinë Administrative Shalës, të bashkisë Cërrik. Me kalimin e viteve, ata janë bërë pjesë e çmuar e komunitetit tonë. Përkushtimi dhe zemërgjerësia e tyre kanë sjellë ndryshim të vërtetë në jetën e shumë njerëzve.
Sot shprehim mirënjohjen tonë për Sarah Ann dhe Nicholas John Wakeley, të vlerësuar nga Bashkia Cërrik për kontributin e tyre të çmuar në komunitetin tonë. 👏🙏
Mbështetja e tyre për fëmijët, të rinjtë dhe gratë, solidariteti me familjet që përballen me vështirësi ekonomike, si dhe përkrahja për fermerët vendas, janë dëshmi e bukur e humanizmit dhe kujdesit për njerëzit. 🌿🌾❤️
Sarah dhe Nick, ju falënderojmë për gjithçka që bëni për komunitetin e Bashkisë Cërrik. Kontributi juaj është shembull frymëzues dhe na kujton se, me solidaritet e bashkëpunim, mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë e më gjithëpërfshirës. 🤝💚
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo nismë të ardhshme! 💐
🌱 Së bashku ndërtojmë një komunitet më solidar, më njerëzor dhe me më shumë mundësi për të gjithë! ❤️✨