INTERNET FALAS NË ZEMËR TË QYTETIT TË CËRRIKUT!
Një tjetër investim që e bën Cërrikun më modern dhe më të lidhur me teknologjinë është tashmë realitet.
Në kuadër të iniciativës WiFi4WB, Bashkia Cërrik ka vënë në funksion rrjetin publik “Free EU WiFi4WB – Cerrik”, duke ofruar internet falas në një sipërfaqe prej rreth 20.000 m² në zemër të qytetit.
📍 Rrjeti mbulon:
✅ Sheshin qendror të qytetit
✅ Kinemanë “Ptoleme Xhovani”
✅ Të gjithë lulishten e qytetit
✅ Këndin e lojërave për fëmijë
Ky shërbim është në dispozicion të të gjithë qytetarëve. Nxënësit dhe studentët mund ta përdorin për të studiuar, të rinjtë për të komunikuar, sipërmarrësit për aktivitetin e tyre, pensionistët për të qëndruar më pranë familjarëve dhe çdo vizitor për të përfituar internet falas gjatë qëndrimit në qendrën e qytetit.
📲 Për t’u lidhur, mjafton të zgjidhni rrjetin “Free EU WiFi4WB – Cerrik”.
🤝 Ky investim u realizua në kuadër të iniciativës WiFi4WB, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, ndërsa zbatimi i projektit u bë nga GIZ, në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik. Shprehim mirënjohjen tonë për këtë partneritet, i cili solli një tjetër shërbim modern në dobi të komunitetit tonë.
Ne besojmë se zhvillimi nuk matet vetëm me rrugë, ndërtesa apo infrastrukturë fizike. Ai matet edhe me shërbimet që ua bëjnë jetën më të lehtë qytetarëve dhe e afrojnë komunitetin tonë me standardet evropiane.
Cërriku po ecën përpara, çdo ditë, me punë konkrete. 💙
175/500 punë