INTERNET FALAS NË ZEMËR TË QYTETIT TË CËRRIKUT!
Një tjetër investim që e bën Cërrikun më modern dhe më të lidhur me teknologjinë është tashmë realitet.
Në kuadër të iniciativës WiFi4WB, Bashkia Cërrik ka vënë në funksion rrjetin publik “Free EU WiFi4WB – Cerrik”, duke ofruar internet falas në një sipërfaqe prej rreth 20.000 m² në zemër të qytetit.
Ky shërbim është në dispozicion të të gjithë qytetarëve. Nxënësit dhe studentët mund ta përdorin për të studiuar, të rinjtë për të komunikuar, sipërmarrësit për aktivitetin e tyre, pensionistët për të qëndruar më pranë familjarëve dhe çdo vizitor për të përfituar internet falas gjatë qëndrimit në qendrën e qytetit.
Ne besojmë se zhvillimi nuk matet vetëm me rrugë, ndërtesa apo infrastrukturë fizike. Ai matet edhe me shërbimet që ua bëjnë jetën më të lehtë qytetarëve dhe e afrojnë komunitetin tonë me standardet evropiane.
Cërriku po ecën përpara, çdo ditë, me punë konkrete. 
175/500 punë


