Miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak buxheti i Bashkisë Cërrik për vitin 2026 🏛️📊
🛣️ Buxheti i vitit 2026 do të jetë një buxhet investimesh konkrete, që synon:
🚧 Përfundimin e asfaltimit të lagjeve të brendshme të qytetit Cërrik, si një ndër prioritetet më të kërkuara nga qytetarët, dhe
🌾 Asfaltimin e 10 km rrugë në fshatrat e njësive administrative: Shalës, Gostimës,Mollas, Klos.
🔧 Buxheti i 2026 do të jetë buxhet i shërbimeve, ku në qendër të vëmendjes do të jenë:
✔ mirëmbajtja e investimeve ekzistuese
✔ përmirësimi i objekteve shtetërore, sociale dhe komunitare
✔ eficenca e ekipeve të terrenit
✔ dhe standardet e reja të punës për Cërrikun
Siç e kam theksuar edhe më parë, ky buxhet reflekton kërkesat e banorëve të bashkisë, duke nisur nga nevojat më emergjente dhe më të domosdoshme për komunitetin tonë.
Vazhdojmë çdo ditë në terren,
punë pas pune, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati.💪🛠️