“Një hap i ri social për Cërrikun: Qendra Komunitare Multifunksionale”
🎉Pas 7 muajsh pune intensive,
Kemi kënaqësinë të prezantojmë Qendrën e re Komunitare Multifunksionale në 📍Cërrik – një hapësirë e rinovuar, e ndërtuar me qëllimin për të ofruar shërbime të integruara për fëmijë e të rinj, vajza e djem, gra e burra, veçanërisht për ata më të cënueshmit në komunitet.
🏛️Kjo qendër nuk është thjesht nje godinë – është një simbol i mbështetjes, barazisë dhe përfshirjes. Një vend ku familjet në nevojë do të gjejnë ndihmë konkrete për të ndërtuar një jetë më të pavarur dhe për t’u integruar në jetën ekonomike e shoqërore.
🤝 Ky investim është pjesë e Programit #EU4SocialCare, i financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe i zbatuar nga UNICEF dhe World Vision.
🙏 Një falënderim i veçantë për partnerët tanë @Help dhe @Skills për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në realizimin e këtij misioni social.
📍 #BashkiaCërrik
🇪🇺 #BE
💪 #Bashkëpunim
👫 #UNICEF #WorldVision #Help #Skills
🤍 #EU4SocialCare


