NJOFTIM
Bashkia Cërrik ju njofton se ofron shërbim falas për asistencë dhe mbështetje në përdorimin e platformës e-Albania.
📌 Ky shërbim ofrohet si në Bashki, ashtu edhe në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Cërrik, ku qytetarët mund të marrin ndihmën e nevojshme për aksesimin në e-Albania, si dhe për kryerjen e veprimeve si aplikime, shkarkim dokumentesh apo marrje informacioni.
Orari i shërbimit: 08:00 – 16:00 nga e hëna në të premte.
Ky shërbim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Cërrik për të garantuar akses të barabartë në shërbimet publike elektronike për të gjithë qytetarët, në çdo zonë të territorit të saj.



