Njoftim i rëndësishëm – Bashkia Cërrik
Në zbatim të ligjit nr. 86/2025, qytetarët dhe bizneset kanë mundësi të përfitojnë nga fshirja dhe lehtësimi i detyrimeve tatimore.
Si funksionon:
Detyrimet deri në vitin 2014 fshihen plotësisht, pa pagesë
Për periudhën 2015–2019:
Nëse paguani 50% brenda 30.06.2026, falet 50% tjetër
Nëse paguani 75% brenda 31.12.2026, falet 25% tjetër
Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat
Për periudhën 2020–2024, nëse paguani detyrimin bazë, falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat
Afati i përfitimit: deri më 31.12.2026
Përfitoni nga kjo mundësi për të sistemuar detyrimet tuaja.



