SOT U MBYLL ME SUKSES “JAVA OLIMPIKE” NË ZVAP CËRRIK 🏅
Një javë plot energji, emocion, garë dhe buzëqeshje u përmbyll sot me aktivitetin final të “Javës Olimpike”, ku morën pjesë të gjitha shkollat e ZVAP Cërrik. 🎉⚽🏃‍♀️🏀
Në një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, nxënësit tanë treguan talent, disiplinë, bashkëpunim dhe shpirt të vërtetë sportiv, duke përcjellë vlerat më të bukura të olimpizmit:
🤝 respektin
❤️ miqësinë
💪 përfshirjen
🏆 dhe garën e ndershme
Kjo javë nuk ishte vetëm një aktivitet sportiv, por një festë e rinisë, e edukimit dhe e bashkëpunimit mes shkollave tona.
👏 Falënderim për çdo nxënës, mësues, drejtues shkolle dhe prind që kontribuoi në realizimin me sukses të kësaj jave të veçantë.
🌟 Të rinjtë e Cërrikut treguan edhe një herë se kur energjia, edukimi dhe sporti bashkohen, krijohet diçka vërtet frymëzuese për komunitetin.
🏅 Urime të gjithë pjesëmarrësve!